Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj është dorëhequr nga detyra pas 7 muajsh në krye të Doganave.

Mësohet se Gjokutaj është zëvendësuar nga Gjon Bardhi që mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në këtë institucion.

Gjokutaj u emërua në detyrë në fund të marsit në të njëjtën kohë me Enton Duron tek Tatimet por ky i fundit u largua në korrik të këtij viti duke mbajtur pozicionin për vetëm tre muaj.

Kreu i Doganave nga ana tjetër vazhdoi punën e tij duke bërë edhe disa dalje në kudër të aksionit antiinformalitet të nisur nga qeveria dhe që Doganat e kishin me fokus tek produktet e akcizës.

Më herët Gjokutaj mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.