Prokuroria e Dibrës vendosi të transferojë dosjen 184 të shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale të vitit 2016 në Dibër, në Prokurorinë e Posaçme siç njihet ndryshe SPAK, por kjo e fundit nuk ka pranuar aktet e dosjes.

 Asnjë prokurori nuk merr përsipër të hetojë një dosje të bujshme që tregon blerjen e votave, në të cilën thuhet se janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë. SPAK ka vendosur ta rikthejë përsëri dosjen në prokurorinë e Dibrës duke mos pranuar disa akte të saj.

Pas përgjimeve të publikuara nga “Bild” në korrik të vitit 2019, Krimet e Rënda shpallën moskompetencë për hetimin e dosjes. Edhe prokurorja Enkeleda Cami Keshi refuzoi të mbajë dosjen në Prokurorinë e Dibrës.

Kujtojmë se dosja 184 po heton shitblerjen e votave. Kjo dosje u bë e njohur në media dhe publikun shqiptar pas publikimit të përgjimeve të zyrtarëve të lartë qendrorë dhe lokalë të Partisë Socialiste në skemën e blerjes së votave në Bashkinë Dibër nga prestigjiozja ”Bild”.