Dosja e ish e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit pritet që shumë shpejt të shkojë në Gjykatën e Lartë.

Tashmë në këtë gjykatë është përcaktuar relatori i ri i çështjes, i cili do të jetë ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni.

Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Shkallës së parë dhënë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove për “shpërdorim detyre” duke e rikthyer çështjen për rigjykim.