DPSHTRR bën njoftimin e rëndësishëm: Merr fund pabarazia për mjetet e përdorura…

18/02/2020 - 10:33

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se me ndryshimet e ligjit  “Për Taksat Kombëtare” i është dhënë fund një pabarazie disavjeçare, ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së makinës në vite.

Për të njëjtën makinë si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot.

Ndërkohë sipas DPSHTRR, me hyrjen në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem. Tashmë sistemi e DPSHTRR do përditësohet dhe sportelet e shërbimit të Drejtorive Rajonale do sqarojnë qytetarët për lehtësimin dhe daljen e shumë mjeteve (nën 3000 cc) nga taksa TVML. Kjo i jep fund edhe uljes fiktive të vlerës, sepse çdo vit vlera amortizohet progresivisht me 10% për efekt llogaritje në sistem.

Gjithashtu DPSHTRR njofton se në rastet e përjashtimit nga taksa TVMP janë përfshirë edhe “Personat me aftësi të kufizuar”, një kategori invaliditeti që nuk përfitonte deri më sot.

Njoftimi i DPSHTRR-së:

TJETËR ZGJIDHJE me iniciativën e DPSHTRR – MIE! Propozuam dhe u dëgjuam për ndryshime në Ligjin “Për Taksat Kombëtare” duke i dhënë fund një pabarazie disavjeçare ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së mjetit në vite! Për të njëjtin mjet si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot! Nga hyrja në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem! Sistemi eDPSHTRR do përditësohet dhe sportelet tona do sqarojnë qytetarët për lehtësimin dhe daljen e shumë mjeteve (nën 3000 cc) nga taksa TVML! Fund edhe uljes fiktive të vlerës, sepse çdo vit vlera amortizohet progresivisht me 10% për efekt llogaritje në sistem! Gjithashtu në rastet e përjashtimit nga taksa TVMP janë përfshirë edhe “Personat me aftësi të kufizuar”, një kategori invaliditeti që nuk përfitonte deri sot! #TaksaTëDrejta #AleatMePublikun #BaraziPërVlerësimTaksash #DPSHTRR #MIE #VëmedjaTeQytetarët #JoFiktivitetit #LigjeTëDrejta #ZgjidhjePabarazive #QytetarëtDëgjohen #ShërbimeLlogjike​

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhjetëra banorë të komunitetit rom që banojnë në zonën e Nishtullës, janë ndër shtresat më të varfra në Durrës dhe që nuk kanë asnjë mund

“Liria e shtypit nuk duhet të minohet nga masat kundër dezinformimit në lidhje me COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë informon se, në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Arrestohet drejtori i ‘Burgut 313’, Eduard Struga, raporton "BalkanWeb".

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton shtetasit shqiptarë në Poloni se për shkak të situatës aktuale me Covid-19, autoritetet

Nga 27 rastet e reja me koronavirus në vend, 12 prej tyre janë nga Shkodra, duke e bërë kryeqendrën e Veriut të tretën pas Tiranës e Durr

Duke filluar nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 5:00, gjithçka do të jetë e mbyllur, dhe asnjë kalimtar nuk do të lejohet të d

Bashkimi Europian përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milionë euro në fushën e shëndetësisë në luftën kundër C

Policia e Shtetit vijon aplikimin e gjobave për të gjithë ata qytetarë që nuk zbatojnë rregullat kufizuese të vendosura nga shtetit për p