DPSHTRR paralajmëron autoshkollat: Respektoni protokollin e sigurisë, në të kundërt gjoba ose mbyllje aktiviteti

26/05/2020 - 20:14

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar autoshkollat që ushtrojnë aktivitetin e tyre se nëse nuk do të zbatojnë masat anti Covid-19 do të ndëshkohen me gjoba dhe deri në mbylljen e aktivitetit.

Sipas një njoftimi të bërë nga vetë DPSHTRR thuhet se Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin dhe kontrollet në klasa e në procesin mësimor si dhe në terren për sa i përket aplikimit të masave mbrojtëse.

“Zbatimi i masave anti-Covid19 nga ana e Autoshkollave është detyrim ligjor! DPSHTRR dhe Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin dhe kontrollet në klasa e në procesin mësimor që ka rinisur nga dt. 11.05! Nuk do donim kthim mbrapa ndaj disiplina, kujdesi, serioziteti në mbrojtjen e aplikantëve dhe personelit ka rëndësi të jashtëzakonshme për jetën dhe vijimin e aktivitetit ekonomik të këtij sektori! Çdo mangësi apo pakujdesi do jetë subjekt penalizimesh edhe nga Njësia Operacionale Anti-Covid (Task-Forca ndërinstitucionale) dhe Policia e Shtetit!”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Autoshkollat rinisën aktivitetin e tyre në mësimin teorik më11 maj, ndërsa praktika më 18 maj. Autoshkollat tashmë duhet të respektojnë protokollin e sigurisë dhe nuk do të lejojnë më shumë se një kursant në makinë.

Gjatë teorisë duhet të respektohet distanca e sigurisë mbi 1.5 metra si dhe duhet të respektohet, higjiena sikurse edhe në seancat online.  Ndërsa faza e dytë që nisi nga 18 maji që kishte të bënte me instruksionin në rrugë u përcaktua se nuk do të lejohej më shumë se 1 praktikant në kabinë përveç rasteve kur janë familjar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d