Drafti i Kodit Rrugor/ 9-fishohet gjoba për celularin në makinë

22/10/2020 - 17:22

10 mijë lekë do të gjobitet kushdo që përdor telefonin teksa drejtonin mjetin.  Report Tv ka siguruar draftin e kodit rrugor depozituar në parlament dhe qe pritet të marrë votat e deputetëve. Gjoba për përdorimin e telefonit aktualisht është nga 500 në 1500 lekë dhe 9 fishohet duke shkuar në dhjetë mijë lekë.

Një tjetër risi në këtë draft është edhe detyrimi që vendoset ndaj drejtuesve të motomjeteve për të përdorur jelekët dallues  apo fosforeshent, 30 minuta pas perëndimit të diellit dhe 30 minuta para lindjes së tij.

Kodi ka rritur penalitetet edhe për fenomenin e kthyer në makth kryesish në Tiranë, atë të parkimeve dyshe dhe parkimet e gabuara, veprim që do t'ju çojë në bllokimin e lejes së qarkullimit, e për këtë shkelje gjoba është dyfishuar.

Parakalimet e gabuara të konsideruara si shkaktarët e shumë aksidenteve me pasoja fatale për jetën, po ashtu kanë pësuar rritje në penalitetet që do të aplikohen për shkelësit. Sipas draftit gjoba do të jetë 5 deri në 10 mijë lekë, e kush e kryen dy herë brenda vitit këtë shkelje do të marrë dyfishin e gjobës.

Me këtë draft i hapet rruga edhe gjobës këshilluese, e cila për shkeljet e lehta do të aplikohet por duke u hedhur në sistem.

Në rast se shoferi që do të kapet sërish me shkeljen për të cilën është këshilluar do të ketë gjobën maksimale për shkeljen e konstatuar.

Një ditë më parë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se deri në 2050 parashikohet 0 jetë të humbura nga aksidentet rrugore, ndërsa në planin me 8 pika për 2020 si viti i sigurisë rrugore ai kërkoi të mos ketë tolerim për çdo shkelës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Petrit Prifti, xhaxhai i 32-vjeçarit Silvi Priftii cili rezulton i zhdukur që nga dita e djeshme kur hyri në det për peshkim, ka dhënë de

“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungoi as këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë.

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës, njofton se Imzot George Frendo është shëruar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për ars

Një tjetër mjek ka humbur jetën. Është ndarë nga jeta sot në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Durrësit dhe polumbarët janë vënë kërkim të një 32-vjeçari, i cili ka humbur kontaktet që nga dita e djeshme kur hyri në det pë

Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë terr

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.