Bëhet e ditur se të enjten, 21 shkurt 2019, mbërrin në Romanoport anija cisternë nafte me tonazh 40 mijë tonë. Tankeri u ndërtua më 22 shkurt 2018 në kantierin detar koreanojugor Hyundai Mipo Dockyard.

Mban flamurin e Bahamasit. Pronar është korporata Kingbird Navigation Inc dhe menaxhohet nga Super-Eco Tankers Management Inc. Në orën 16:30 të 20 shkurtit 2019, “Diadema” ndodhej në perëndim të ishullit të Korfuzit me drejtim Durrësin (shihni hartën).

Përbëhet nga dy korpuse dhe 6 depozita me kapacitet gjithsej 46 514.7 metra kub. Ka gjatësi 183 m dhe gjerësi 32 m.