Drejtoresha e spitalit të Durrësit i përgjigjet denoncimit të Xhaferrajt: Duhet t'ju bëjmë kallëzim penal!

14/10/2020 - 17:22

Pas akuzave të kreut të PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj se spitali i qytetit bregdetar është vatër infeksioni dhe se në ambientet e Urgjencës qëndrojnë pacientë të dyshuar me Covid, ka reaguar drejtoresha e Spitalit Rajonal Durrës, Nadire Jani.

Në një reagim për "DurrësLajm", drejtoresha Jani shprehet e indinjuar për deklaratat e Xhaferrajt për të cilin thotë se duhet të kishte zbatuar rregulloren e spitalit, për t’u pajisur me leje dhe realizuar konferencën.

Më tej, Jani hedh poshtë se në spital janë vetëm dy dhoma për personat e prekur nga Covid ndërsa sqaron se janë 4, "me postacione oksigjeni, plotësisht të mjaftueshëm për të dyshuarit me Covid."

"Këto ambiente janë posaçërisht për pacientët Covid, kanë personelin; infermier, mjek, sanitar të caktuar posaçërisht për to, të cilët shërbejnë me devotshmëri gjatë gjithë kohës, madje kur është e nevojshme dhe jashtë orarit të punës, të pajisur me mjetet e mbrojtjes personale!", shprehet ajo.

Ndër të tjera, drejtoresha e spitalit i është përgjigjur kryedemokratit Xhaferraj edhe arsyen se pse nuk është përdorur ende si spital Covid, pavioni i Infektivit në Durrës.

"Jemi mjaft te indinjuar nga deklarata pa vend e Z. Xhaferraj!!

Ne rradhe te pare Z. Xhaferraj duhej te kishte zbatuar regulloren e Spitalit, te kishte mare leje qe te bente konference per shtyp ne ambjentet e spitalit, dhe jo te hynte pa leje duke mos ju bindur personave te ngarkuar per ruajtjen e ambjenteve dhe territorit te spitalit!

Zoti Xhaferraj do bente mire ne gjithe keto muaj pandemie te kishte ardhur dhe te shikonte e te pergezonte stafin e mrekullueshem dhe perkushtuar ne pune te Spitalit, duke perballuar deri tani me sukses kete pandemi boterore!

Nuk eshte absolutisht e vertete qe ne spital jane vetem 2 dhoma qe sherbejne per te semuret Covid!

Ne urgjencen e Spitalit Durresit jane 4 ambjente te dedikuar per pacientet e dyshuar per Covid, nder keto 6 jane me postacione oksigjeni, plotesisht te mjaftueshem per te dyshuarit me Covid.

Keto ambiente jane posaçerisht per pacientet Covid, kane personelin; infermier, mjek, sanitar te caktuar posaçerisht per to, te cilet sherbejne me devotshmeri gjate gjithe kohes, madje kur eshte e nevojshme dhe jashte orarit te punes, te pajisur me mjetet e mbrojtjes personale!

Zoti Xhaferraj!

Gjate gjithe pandemise, stafi i Spitalit te Durresit, eshte prekur me pak se çdo staf tjeter me Covid dhe kjo nga analiza epidemiologjike ne 80% te rasteve, nuk jane infektuar ne pune, por jashte saj, sepse ato jane te pergjegjshem ne kryerjen e detyres dhe jane shume mire te mbrojtur me ane te pajisjeve mbrojtese personale!

Jeni ju zoti Xhaferraj qe duhet t'ju bejme kallzim penal per denigrim te figures se personelit mjekësor dhe perhapjes se panikut te popullsise se Durresit, per mos marjen e sherbimit dhe per infektimin e pacienteve ne spital!

Ne Spitalin e Durresit nuk mungon asnje lloj bari per mjekimin baze te semundjeve, nuk mungon asnje lloj elementi i mbrojtjes personale per personelin, ndersa ju krijoni panik ne popull!

Ne spital pacientet nuk rrine te presin tamponin, tamponi pritet ne shtepi, aty pacientet bejne ekzaminimet baze dhe kush ka nevoje mund dhe te marre ndihmen e pare, ndersa rastet e renda transferohen ne spitalet Covid!

Persa i perket pavionit infektiv duhet t’ju them qe aty punohet zoti Xhaferraj, mjekohen te semure me semundje infektive, nuk eshte i mbyllur siç nuk eshte i mbyllur asnje sherbim ne SRD, por nuk eshte perdorur akoma si spital Covid, se ne punojme sipas udhezimeve te MSHMS e sipas skenareve te caktuara dhe ai do filloj te perdoret si i tille sipas ketyre udhezimeve!

Beni mire te vini te pergezoni personelin shendetesor, te inkurajoni pacientet qe te jene ne kontakt te ngushte me mjeket, t’u beni thirje bashkeqytetareve tuaj te ndjekin udhezimet baze per mbrojtjen nga  Covidi, t’i beni thirje atyre te mbajne maskat domosdoshmerisht dhe distancen sociale, si te vetmet masa te domosdoshme ne mbrojtje te shendetit te tyre!", përfundon Jani.

G.D.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i qëndron mendimit se muzika e lartë ka ndikim në përhapjen më të shpejtë të koronavirusi

Në Shqipëri, një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit i konsideron të pabaza akt-ekspertizat që sugjerojnë prishjen e 7 shkol

Kjo fundjavë përkon me festat e 28-29 nëntorit, që na gjejnë në një situatë të pazakontë për shkak të situatës me pandeminë e Covid 19.

Ambasada e Gjermanisë me atë të vendit tonë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore për

Pas skualifikimit për herë të dytë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, juristi Eugen Papandile ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Ap

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Një tjetër personalitet i shquar në vend ka humbur jetën prej COVID.

Vështirësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili pak ditë më parë fitoi betejën me Covid-19.

IKMT shembi sot me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës, në rrugën “Hysen Myshketa”.