Drejtori i Policisë Ardi Veliu ka zhvilluar sot një vizitë në Janinë, të Greqisë, ku ka takuar Shefin e Policisë Greke, Jejtnant Constantine.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i policisë grekë, ku ka publikuar dhe foto nga ky takim.

Gjatë takimit, të mbajtur me ftesë të shefit të Policisë Greke, konfirmoi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit ndërmjet policisë të dy vendeve dhe diskutuan çështje që lidhen me vlerësimin e bashkëpunimit të deritanishëm policor dhe forcimin e mëtejshëm në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.