Drejtori i ASHK Durrës, Liridon Pula: 3 pallate shumëkatëshe përfshihen në proces legalizimi (VIDEO)

08/08/2019 - 14:45

3 pallate shumëkatëshe në qytetin e Durrësit, tek të cilat ndërtuesi kishte dalë jashtë lejes së ndërtimit duke bërë thuajse të pamundur daljen e ­certifikatës së pronësisë për banorët, tashmë kanë hyrë në proces legalizimi. Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Liridon Pula deklaron për "DurrësLajm" se krahas 300 qytetarëve që pritet të marrin së shpejti në dorë certifikatën e pronësisë, në proces janë edhe 4 pallate të tjera në lagjen nr.13.  

Ndërkohë, një procedurë e re e aplikuar vetëm muajt e fundit në ASHK Durrës ka përshpejtuar mjaft kohën e nxjerrjes së certifikatës së pronësisë për qytetarët. Tashmë e gjitha procedura kryhet online, duke lënë gjurmë në sistem dhe duke eleminuar gjithë gabimet apo vonesat e konstatuara muajt dhe vitet e kaluar.  

Prej një muaji, specialistët e ASHK Durrës dalin në punë edhe gjatë ditëve të pushimit, të shtunë e të dielë. Drejtori Pula deklaron se prioritet po u jepet dosjeve të vjetra, të viteve 2005-2006 për ta përmbyllur këtë si proces dhe paralelisht duke operuar edhe me dosjet e legalizimeve të viteve më vonë.  

Në muajin prill të këtij viti, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI u bashkuan në një institucion të vetëm, Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Sipas drejtorit Pula, ata që janë përfituesit e drejtpërdrejtë nga ky bashkim janë qytetarët, të cilëve u janë eleminuar vonesat dhe burokracitë në zyrat e shtetit.

Krijimi i ASHK-së në Durrës ka përmirësuar ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve. Tashmë në sportele ofrohen 3 shërbime të ndryshme, ndërkohë që procedura “Fast track”, ofron zgjidhjen e problemit të qytetarëve brenda 24 orëve, kundrejt një tarife të dyfishuar.    

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre.

Në kuadër të “Javes Europiane të Lëvizjes”, Bashkia Shijak në bashkëpunim me kopshtet dhe shkollat zhvilluan aktivitete të ndryshme sensi

Bllokohet një anije ruse e ngarkuar me grurë në portin e Durrësit.

Fundjava me diell do t`i lërë vendin ditëve me reshje dhe temperatura të ulta.

Ditën e fundit të shtatorit, në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, të gjithë të interesuarit do të mund të ndjekin një spektakël nd

Specialistët e krimit ekonomik kanë shoqëruar në polici për t’i marrë në pyetje 9 punonjës të Kadastrës së Durrësit.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, ka pritur në takim një delegacion të Ambasadës së Shteteve të

Zëvëndësministri i Drejtësisë Toni Gogu është liruar nga detyra.

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me rastin e dënimit të ish-ministrit, Saimir Tahiri mbrëmjen e të enjtes.