ASHK Durrës nxjerr në terren grupet e saj dhe gjatë ditëve të pushimit.

E shtuna dhe e diela janë ditë pune për specialistët, të cilët kanë shkuar në zonën e Ishmit dhe Gjuricajt, për familjet të cilat për arsye emigrimi nuk kanë mundur të përfundojnë procesin e legalizimit.

Familja Likmetaj dhe Kulla sapo e kryen verifikimin e gjendjes faktike dhe brenda muajit do të thirren nga ana e speciliastëve të zyrës për të tërhequr lejen e Legalizimit.

ASHK Durrës fton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e procesit të legalizimit në vitet 2005 -2006, të vihen në ndihmë duke ardhur pranë zyrave të ASHK-së Durrës për të lënë numrat e telefonit. Kjo pasi vetëdeklarimet e viteve 2005-2006 janë të paidentifikuara.