Drejtoria e Përgjithshme Detare: Sanksione për anijet turistike që mbushen mbi kapacitetin e lejuar

18/08/2019 - 14:30

Drejtoria e Përgjithshme Detare Durrës njofton se ka riformatuar grupin e punës së Task-Forcë, me qëllim kontrollin e kapaciteteve të anijeve turistike +12 pasagjerë, që ofrojnë udhëtime drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Sipas kësaj drejtorie, “u kontrolluan me imtesi te gjithe pasagjeret qe u imbarkuan nga te cilat disa mjete turistike nuk u lejuan te marrin pasagjer me teper se kapaciteti i lejuar sipas certifikates se Regjistrit Detar Shqipetar. Pasagjeret qe ishin mbi kapacitetet e lejuara te anijeve turistike +12pasagjer qe kishin zgjedhur fundjaven per plazh ne ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit u imbarkuan ne anijet e tjera me kapacitete te mjaftueshme”.

Drejtoria e Përgjithshme Detare Durrës paralajmëron sanksione nëse anijet turistike vazhdojnë të kryejnë veprime të kundraligjshme.

Postimi i plotë:

Sot ne portin e Vlores me urdher te Drejtorise se Pergjithshme Detare u riformatua grupi punes task forc i perbere nga Kapiteneria Portit Vlore, Policia Kufitare Vlore, Siguria Portuale me qellim kontrollin e kapaciteteve te anijeve turistike +12pasagjer. U kontrolluan me imtesi te gjithe pasagjeret qe u imbarkuan nga te cilat disa mjete turistike nuk u lejuan te marrin pasagjer me teper se kapaciteti i lejuar sipas certifikates se Regjistrit Detar Shqipetar. Pasagjeret qe ishin mbi kapacitetet e lejuara te anijeve turistike +12pasagjer qe kishin zgjedhur fundjaven per plazh ne ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit u imbarkuan ne anijet e tjera me kapacitete te mjaftueshme. Ashtu si në sezoni turistik Veror 2018 edhe kete sezon verore, Kapiteneria e Portit Vlore cdo dite perpara nisjes ne portin e Vlores dhe zones se Radhimes monitoron kapacitetet e ketyre anijeve te cilat ne fundjave eshte tejet i ngarkuar ku nr i tyre shkon ne 1300pasagjer, ku per kete qellim Kapiteneria e Portit Vlore se bashku me Policine Kufitare dhe Sigurine Portuale te Portit Vlore kryejne keto kontrolle ne nisje te ketyre mjeteve te cilat do te vijojne edhe ne det te hapur per te gjitha mjetet qe shkelin Kodin Detar Shqiptar do te marin sanksione sipas Nenit 387

Sanksionet për veprime të kundërligjshme gjatë transportit :
Kapiteni i anijes ose personi që vepron në vend të tij dënohet me një gjobë prej 2000 (dy mijë) Eurosh, ose në kundërvlerën me monedhë kombëtare, për veprat e kundërligjshme detare të mëposhtme: pika c )nëse merr në bord një numër më të madh udhëtarësh nga ai i lejuar; sipas ligjit Nr.9251, datë 8.7.2004. Gjithashtu kontrollet do te vashdojne edhe per mjetet e vogla lundruese deri 12pasagjer / 20NT si gomone, varka, etj. te cilat jane nen juridiksionin e Policise Kufitare me qellim rritjen e sigurise lundrimore te ketyre mjeteve qe operojne ne gjiun e Vlores te cilat nga viti ne vit jane ne rritje me +25%.
E gjithe kapiteneria e portit Vlore eshte duke punuar me kapacitet te plote dhe e mbingarkuar per te perballuar fluksin e turisteve qe duan te lundrojne ne atraksionet turistike te Karaburunit dhe Sazanit.

Drejtoria e Pergjithshme Detare Durres

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i t

Ornela Gelaj është një nga mjeket shqiptare që shkoi në Itali me grupin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria për të kontribuar në

Karantina si pasojë e përhapjes së koronavirusit ka bërë që të ulet ndjeshëm krimi në vend.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, thot

Ndalesa e sotme e “Koncert në karantinë” në Durrës ishte lagjja nr.5, tek ish-befotrofi.

Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit, ku nuk u lejua që të akorohej një jaht luksoz.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në lidhje me testimin e CoVid-19, deklaroi se strategjia e testimit ve

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu ka bërë thirrje liderëve kryesorë politikë në vend, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe

Ndonëse vendi ynë po përballet me momente të vështira për shkak të koronavirusit, dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen shqetësues në

Nuk ka të ndalur dhuna në familjet durrsake. Një grua nënë e dy fëmijëve të mitur është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.