Përmes një postimi në Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të kthehet në shtëpi vjeshtën e ardhshme.

Bëhet fjalë për Dritan Dajtin, i akuzuar ndër të tjera edhe për vrasjen e 4 policëve në Durrës, të cilët tentuan arrestimin e tij në gusht të vitit 2009.

Sips gazetares Hoxha, gjykata e larte me kleçken se dosja duhej rekursuar nga prokurori i çeshtjes (Bajrami) dhe jo prokuror zevendesues do vendose rrëzimin e rekursit.

POSTIMI I PLOTË

Po ti cfarë bëre për dëshmorët ?

Fuat Vjerdha gjyqtari i apelit qe votoi kunder zbritjes se denimit te përjetshem per Dritan Dajtin. U shkarkua.

Lindita Hoxha, gjithashtu kunder uljes se denimit te përjetshëm . U shkarkua

Prokurori Artan Bajrami përpara se te bente rekursin në gjykatën e larte për vendimin ndaj Dajtit, për ceshtje oresh u shkarkua dhe ai

Tani ka fjale juristesh qe parashikojne : gjykata e larte me klecken se dosja duhej rekursuar nga prokurori i ceshtjes ( Bajrami) dhe jo prokuror zevendesues do vendose rrezimin e rekursit.

Ne rast se kjo ndodh Dajtit i mbeten ne fuqi 25 vjet , dhe me kohen e paraburgosjes llogaritet qe vjeshten e 2021 te kthehet ne shtepi. Edhe pse mbase ndonjeri nga ju priste te kishte qene ne listen e rregjimit 41 bis!

Të tjere që kishin nën shqyrtim Dajtin, dhe qe u shkarkuan : Idriz Mulkurti, Ardit Mustafa,Eugen Beci, Gurali Brahimllari!

Ndaj vec te sotmes , si date vrasjeje te deshmoreve Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kasteriot Feskaj dhe Samir Duckollari kujtoni edhe datat kur ata u rivrane dhe kur do rivriten ne vazhdim.