Droga në Itali/ Rama kapet me gazetarët: Është stok nga e kaluara

16/10/2018 - 22:17

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 për çështje të nxehta të aktualitetit. Një prej më të debatuarave është edhe ajo e mbylljes së basteve online.

Kryeministri ka dhënë dhe një zgjidhje për ata që do dalin të papunë pas mbylljes së basteve nga 31 dhjetori. Ai tha se rreth 700 mln euro të lëna në baste do spostohen në ekonomi dhe do krijohen mjedise të tjera ku do punësohen këta persona. Shefi i qeverisë ka folur edhe për kanabisin dhe kapjen e rreth 1.5 ton drogë për pak ditë në Itali duke replikuar ashpër me gazetarët.

Rudina Xhunga: Nëse unë do isha e papunë nesër nga bastet ku do punoja?

Edi Rama: Janë rreth 700 mln euro që do spostohen nga kumarhanet në ekonomi dhe të gjitha këto mjedise, këta njerëz që janë të vetëpunësuar do ndryshojë. Ato lokale që iu është rritur vlera në mënyrë artificiale për shkak të bastoreve do kthehen në treg për aktivitete të tjera biznesi.

Erl Murati: Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, në mbledhjen e grupit parlamentar të 8 tetorit ju keni thënë se e keni çrrënjosur përfundimisht kanabisin. Ndërkohë në ditët e mëpasme janë kapur 1 ton e gjysmë kanabis të kapur në Itali nga Shqipëria. Pyetja ime është keni fakte alternative?

Edi Rama: Kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria dhe këtë thotë raporti i Guardia di Finanza i cili dhe vjet ishte i qartë dhe u prit me entuziazëm nga komuniteti ndërkombëtar.  Këtë vit është rrafshuar komplet. Ndërkohë që ka tek tuk. Janë stoqe të së kaluarës. Nga kapjet që janë bërë andej është më shumë se 1/10 e asaj që transportohej vetëm nga Lazarati dhe janë stoqe të së kaluarës. Janë stoqe të së kaluarës.

Andi Tela: Është droga e Saimirit që ka ngel?

Edi Rama: Ça të them unë ty. Kjo është fjali e njeriu që sikur ka humbur një bast.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekzekutimi i Ravik Gurrës sipas grupit hetimor ka lidhje direkte me detyrën e tij si avokat.

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Open” , është shprehur se vrasja e avokatit Ravik Gurra, ngjarje e ndod

Djali i ish Presidentit Bujar Nishani ka vendosur që të heqë dorë nga shtetësia shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në ceremoninë e organizuar në Ditën Kombëtare të Greqisë.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë një vendim pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra.

Në këtë fillim sezoni turistik, pushuesit i janë drejtuar bregdetit të favorizuar një pranverë e parakohshme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Shqipërisë në Nigero për shtetasin indian

10 studentë të fushave të ndryshme janë përzgjedhur për t’u bërë kontrollorë të trafikut ajror nga afro 300 të rinj që aplikuan.

Komisioni i Sigurisë miratoi propozimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që vettingun e efektivëve të policisë së shtetit dhe gard