Gjatë takimit të qeverisë me qytetarët e Durrësit ditën e sotme në sheshin Liria, përfaqësues të grupimit qytetar Bicycle Durrës reguan simbolikisht me një banderolë me mesazhin "Duam korsi biçikletash!".

Kjo mori edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, që e evidentoi si një shqetësim qytetar që duhet zgjidhur.

Bicycle Durrës javën e kaluar zhvilloi një protestë përpara bashkisë Durrës, ku kërkoi ndërtimin e korsive për biçikletat.

"Kërkesat tona do vijonë në forma të ndryshme qytetare,"- paralajmerojne perfaqesuesite grupimit "Bicycle  Durres".