Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se nga data 1 – 26 maj, kanë vendosur 131 gjoba, 6 subjekte janë mbyllur dhe 243 masa kanë qenë paralajmëruese.

Masat administrative janё vendosur pёr shkelje tё rregullave higjieno-sanitare, pirje të duhanit në ambiente publike, shitje të alkoolit dhe pijeve energiike për të miturit, mungesë të dokumentacionit higjieno-sanitare, mungesë të licencës për ushtrimin e aktivitetit, ngarkesë mikrobiale të ujit të pijshëm, pengim inspektimi.

52 masa janë vendosur pёr moszbatim tё ligjit të duhanit, 59 masa pёr moszbatim tё ligjit 9518 për mbrojtjen e të miturve nga alkooli, pijet energjike dhe pijet e gazuara me sheqer të shtuar dhe 20 masa për mosrespektim kushtesh higjieno-sanitare. Të gjitha gjobat e vendosura kapin vlerën e 19 950 000 lekёve.