"Duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë", Manastirliu: 3 studentë shqiptarë po kthehen nga Kina

28/01/2020 - 07:34

400 shqiptarë jetojnë në Kinë, ndërsa 60 prej tyre janë studentë. Teksa Kina po përballet këto ditë më koronavirusin, i cili ka marrë 81 jetë njerëzish, 3 studentë shqiptarë janë nisur drejt vendit tonë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në emisionin “Real Story” se bëhet fjalë për 3 studentë që kanë studiuar në Wuhani të Kinës, një nga vatrat e këtij virusi, ku një vajzë po vjen me linjë ajrore me tranzit nga Roma, ndërsa të tjerët nga Kroacia.

“Kemi informacione për një vajzë që do të mbërrijë. Jemi të angazhuar për të marrë të gjithë kontaktet. Në raport me hyrjen e saj në Shqipëri. Ajo ka kaluar filtrin nga Kina dhe mesa di do të përshkonte rrugën e Romës, më pas në Shqipëri. Kemi dhe disa raste të tjerë. 2 raste të tjera që po kthehen dhe kanë kaluar nga Kroacia. Vijnë në rrugë tokësore, ose dhe ajrore. Jemi duke marrë informacion. Nga të dhënat që kemi nga ambasada jonë, numri i rezidentëve janë 400 në Kinë, ku 60 janë studentë. Mund të ketë dhe të tjerë studentë që janë kthyer për shkak të vitit të ri Kinez. Ne si ministri jemi të angazhuar për t’u kujdesur. Ata janë në rrugë. Janë dy skeda që janë duke u plotësuar. Njëra plotësohet në momentin kur identifikohet; skeda e pasagjerit dhe më pas skeda e shëndetit të tij. Në rastet kur nuk paraqitet problematika me shëndetin, parashikohet dhe ndiqet në dinamikë çdo rast”, tha ministrja.

Ndërkohë, Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP tha se këta studentë, sipas protokollit, duhet të futen për 2 javë në karantinë. Sipas saj, karantina mund të vendoset në shtëpinë e tyre apo dhe në spital.

“Dhe ata mund të mos jenë të infektuar. Po të kenë një shenjë klinike, ata mund t’i shfaqin…ai nis me temperaturë. Ne periudhë e inkubacionit se dimë nëse infekton apo jo. Ata duhet të futen në karantinë për 2 javë. S’ka asgjë të keqe. Mund të vendoste karantina në spital ose në shtëpi. Ata informohen dhe karantina mund të vendoset në shtëpi. Kemi pasur Ebolën…U çudita se sa shumë shqiptarë punonin në Liberi. Atje ishte vatra e Ebolës. Ajo ka vdekshmëri të lartë. Kemi ndjekur të njëjtin protokoll. Këto njerëz informohen dhe në varësi të çdo vlerësimi, ata vendosen në karantinë në shtëpi ose në spital”, tha Bino.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Znj.

Sandër Lleshaj ministër i  punëve të brendshme është duke zhvilluar një vizitë në Liban me qëllim mundësimin e riatdhesimit të fëmijëve d

Vetëm pak kohë pas publikimit të lajmit për qenin që u vra pasi u lidh pas makine dhe u tërhoq në rrugë nga i zoti në Sukth, një tjetër l

Ditëve të nxehta duke se ju ka ardhur fundi, dhe duke nisur nga dita e nesërme 23 shtator, mund të themi se jemi zyrtarisht në stinën e v

Paraditen e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një Live në Facebook se vizitoi zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqëro

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Përkeqësimi i kushteve të motit që filloi që mbrëmjen e së hënës bëri që sot një skaf të përfundonte në bregdetin e sektorit Hekurudha, n

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin "shërbim prove", për tre gjyqtarët të cilët akuzohen se kanë parë një ndeshje "El Classico" me paratë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për të rinjtë e arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi, ngjarje e ndodhur më 18

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19.