Durrës. Krimi brenda në shkollë, vritet nxënësi në Shkozet (foto)

04/12/2013 - 13:07

DURRËS, 4 dhjetor 2013 – Ngjarje e rëndë në Shkozet, teksa një nxënës bëhet viktimë e krimit brenda mureve të shkollës. Burime nga drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit bëjnë të ditur se rreth orës 10:00 të paradites së 4 dhjetorit 2013, në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”, e financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet “Swiss contact”, është vrarë me armë zjarri nxënësi Adriatik Toto, viti i parë. Në vendngjarje shërbime nga strukturat e ndryshme dhe drejtues të policisë së Durrësit, që po vijojnë punën për zbardhjen e rastit. Medie të ndryshme njoftojnë se adoleshenti është qëlluar me armë tip kallashnikov dhe ka marrë dy plumba, një në zemër dhe një në pjesën e brinjës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas informacioneve të para, gjimnazisti është qëlluar me armë nga një person, i cili është larguar menjëherë nga vendi i krimit. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Dyshohet se krimi është kryer nga një nxënës i shkollës. Vrasja ka ndodhur në ofiçinat, ku nxënësit bënin praktikën, brenda ambienteve të shkollës. Policia thotë se ka gjetur armën, ndërsa 100 metra më tutje, po brenda mjediseve të shkollës është gjetur dhe bluza që kishte veshur autori i vrasjes. Është ndërprerë mësimi dhe familjarë të nxënësve ndodhen pranë shkollës të shqetësuar. Mësohet se nxënësit kanë qenë në orën e praktikës që po bëhej në ofiçinë, kur personi me kapuç ka hyrë brenda dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit. Nga dëshmitarët mendohet se autori i veshur me kapuç ka përshkuar rrugën nga dera e shkollës deri tek ofiçina, që është gati 250 m largësi. Policia ka gjetur rreth 100 metra larg ngjarjes të hedhur në një stol një xhaketë ngjyrë blu pjesë e uniformës që veshin nxënësit e kësaj shkolle, e cila dyshohet të jetë hedhur nga autori pas kryerjes së krimit. Sipas policisë krimi ka ndodhur në klasën ku zhvillohet praktika profesionale e shkollës. 19 nxënës kanë qenë duke zhvilluar orën e mësimit të mekanikës në momentin që ka ndodhur vrasja. Efektivë të policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e cila do të  çojë në morg trupin e të riut. Ndërkohë efektivët e policisë po marrin në pyetje dëshmitarë në vendngjarje për të zbuluar autorin e vrasjes. Menjëherë pas publikimit të ngjarjes, drejt shkollës “Beqir Çela” në Shkozet ku u vra Toto, u nisën Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministrja e Arsimit e Sportit Linditë Nikolla. Menjëherë pas publikimit të ngjarjes, drejt shkollës “Beqir Çela” në Shkozet ku Toto janë nisur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit Linditë Nikolla. Ministri Tahiri ka deklaruar se është identifikuar dhe është një bashkëmoshatar i viktimës.

Kryeministria:

“Kryeministri është informuar sot rreth ngjarjes së ndodhur në Shkozet të Durrësit ku një i ri ka humbur jetën. Edi Rama shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e djalit që humbi jetën dhe i ka kërkuar ministrit të Brendshëm dhe ministres së Arsimit të shkojnë në vendngjarje për tu siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm. Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë, qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi. Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten

Ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: “Ngjarje të tilla janë të papranueshme. Sistemi arsimor ka nevojë për një reformë sigurie në proceset mësimore”.

Ministrja e Arsimit e Sportit

Ministrja Linditë Nikolla: “Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar zemrën e kësaj nëne. Jemi të qartë për programet tona të ndërhyrjes, do të bëjmë gjithçka për të realizuar një riedukim në shkolla”.

Opozita

Kryetari i PD-së Lulzim Basha: “Sot është një ditë e tmerrshme për një familje durrsake. Por është një ditë e keqe mes shumë ditëve të këqija që po përjetojnë qytetarët e Shqipërisë, në dështimin total të kësaj qeverie për të luftuar krimin, në sinjalet tepër negative që militantizmi në krye të Policisë së Shtetit dhe keqpërdorimi i Policisë së Shtetit, jashtë mandatit të saj ligjor po i jep jo vetëm krimit ordiner por edhe krimit të organizuar. Me hapat që po hedh, jo vetëm që kjo qeveri nuk po ndihmon për një shtet, për një shoqëri më të sigurt, me rend dhe me ligj por po njehsohet me shpejtësi me një nga qeveritë më të dështuara në historitë e Ballkanit dhe historinë e Shqipërisë. Me këtë rast, u bëj thirrje strukturave të Policisë së Shtetit, të shkunden nga plogështia që i ka zënë, të refuzojnë skenarët politikë që i serviren nga krerët e tyre të politizuar, t’i përmbahen ligjit dhe të bëhen një me qytetarët, kundër krimit dhe jo një me këtë qeveri e cila duket se jo vetëm nuk po e lufton krimin por në praktikat që po ndjek po njehsohet me të dita ditës.”

Deputeti i Durrësit

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i Durrësit Eduart Halimi: “Pak minuta më parë është vrarë një fëmijë. Sot jeta e fëmijëve tanë është në rrezik, qeveria e ka të pamundur të mbrojë jetën e fëmijëve, nuk mund të diskutojmë paketa qesharake”.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi sot në SPAK për Teatrin Kombëtar që u shemb mëngjesin e 17 majit me vendim të

Rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. 

90 raste të reja dhe 33 të shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pasur një rol kyç gjatë pandemisë, si pjesë e Task Forcës, për të ushtruar kontrolle dhe për të monitor

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj është shkarkuar nga detyra, pasi nuk e ka kaluar Vettingun.

Vendi ynë sot mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë pjesës së parë të ditës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke folur për situatën COVID në vend u shpreh se mosha mesatare e të prekurve nga ky virus

Një foshnje 2-muajshe është infektuar me Covid-19 dhe është i shtruar në spitalin infektiv, pasi ka shfaqur simptoma.

Ndonëse shtetasit e Shqipërisë ende nuk mund të fluturojnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe shteteve të tjera, për shkak t

Shpallet konkursi për 14 vende pune në bashkinë e Durrësit, mes posteve të lira edhe dy drejtori të rëndësishme