Durrës. Ora 17:35. Blutë: Kapëm vrasësin e adoleshentit

04/12/2013 - 18:14

     Bumerangu i politizimit të tragjedisë, familjarët e viktimës përzunë deputetin Halimi

DURRËS, 4 dhjetor 2013 – Në sajë të kërkimeve të gjera që vijuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Shkozet, në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”, ku u vra 16-vjeçari A. T. si dhe negociatave që policia ndërmori me persona të afërt të autorit të dyshuar, u bë e mundur kapja e shtetasit E. V. në qendër të qytetit të Durrësit, njoftoi policia me sms në orën 17:35. Tragjedia e Shkozetit dhe implikimi i politikës për përfitime të ditës i kanë ngjyra të rënda krimit në shkollë, deri dhe në incidente sikurse i ndodhi deputetit të Durrësit Eduart Halimi. Ndërkohë drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë ka dhënë disa hollësi për ngjarjen. Bie në sy se uniformat blu japin emrat me iniciale si të viktimës ashtu dhe të vrasësit të dyshuar të shpallur në kërkim. Kjo thjesht për të zbatuar standardet ndërkombëtare të policive dhe medieve kur bëhet fjalë për të mitur apo adoleshentë nën moshën 18 vjeç. Në lajmin e zgjeruar që dha edhe “Dyrrah”-u përmendej emri i plotë i nxënësit të ekzekutuar, nisur nga njoftimi zyrtar i organeve të rendit, por kërkojmë ndjesë për këtë pakujdesi. Në foton kryesore një foto e viktimës (mirësjellje e gazetarit Aleks Kalemasi); në foton e parë poshtë: veshja që la autori i krimit (mirësjellje e gazetarit Llamb Kallço); në tri fotot e tjera pamje nga morti në shtëpinë e viktimës në fshatin Vadardhë të Sukthit (mirësjellje e gazetares Klodianë Haxhiaj).

Njoftimi zyrtar i policisë

Paraditen e 4 dhjetorit 2013, ora 9:50, nëpërmjet një telefonate u mor njoftimi në sallën operative të drejtorisë së policisë shtetit për qarkun e Durrës-Krujës për të shtëna me armë zjarri në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet. Në mënyrë të menjëhershme drejt vendit të ngjarjes janë nisur tri patrulla. Në orën 9.55 punonjësi i policisë së zonës konfirmoi se në ambientet e kësaj shkolle kishte ndodhur një vrasje, viktimë e së cilës mbeti shtetasi A. T., 16 vjeç, banues në fshatin Vadardhë të bashkisë së Sukthit, nxënës i vitit të dytë. Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para nën drejtimin e prokurorisë së rrethit. Ndërkohë për hetimin e gjerë të ngjarjes u përfshinë specialistë nga disa struktura të policisë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi E. V., 15 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, nxënës i vitit të parë të kësaj shkolle të mesme. Rezulton se ngjarja ka ndodhur në ambientet e ofiçinës së shkollës. Dy klasat respektive të nxënësve, të përfshirë në ngjarje, po zhvillonin praktikën mësimore në atë moment. Në vendin e ngjarjes u bllokua arma e zjarrit, e cila kishte reduktim në disa pjesë të saj (që shërbenin për zvogëlimin e përmasave fizike të armës). Aktualisht po punohet me intensitet në dy drejtime: për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes si dhe saktësimin e motiveve dhe mekanizmit të plotë të kësaj ngjarjeje. Për dokumentimin e plotë të rastit janë shoqëruar e po merren në pyetje një numër i madh personash, të cilët kanë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje si nxënës të dy klasave, shokë të palëve (viktimës dhe autorit), stafi pedagogjik, familjarë e të afërm. Po punohet për të identifikuar persona të tjerë të cilët mund të kenë pasur dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Për marrjen e dëshmive të të miturve po aplikohen standardet e marrjes në pyetje në prani të psikologes si dhe ndjekja nga prokurorja për sektorin e të miturve. Në kuadër të këtij hetimi do të kryhen gjithë verifikimet  e nevojshme që lidhen me identifikimin e personave që mund të kenë pasur dijeni paraprakisht mbi veprimet e planifikuara nga autori, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre. Për vetë impaktin e kësaj ngjarjeje të rëndë, në vendin e ngjarjes u interesuan mbi ecurinë e hetimit edhe Ministri i Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Linditë Nikolli, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Kapja e autorit

Në sajë të kërkimeve të gjera që vijuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Shkozet, në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”, ku u vra 16-vjeçari A. T. si dhe negociatave që policia ndërmori me persona të afërt të autorit të dyshuar, u bë e mundur kapja e shtetasit E. V. në qendër të qytetit të Durrësit, njoftoi policia me sms në orën 17:35.

Ekspertiza

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore A. T. ka humbur jetën për shkak të plumbit në kokë dhe hemorragjisë. Ekspertët mjeko-ligjorë thonë se adoleshenti është qëlluar nga dy plumba, njëri nga plumbat i ka hyrë pas veshit dhe i ka dalë në qafë, ky plumb dyshohet se ka qenë fatal, ndërsa tjetri ka qenë jo vdekjeprurës, pasi e ka kapur vetëm në krah.

Përzunë deputetin e Durrësit, censurojnë mediet e opozitës

Ishte natyrshme që deputeti i Durrësit Eduart Halimi të shkonte për ngushëllim në familjen e viktimës. Por është pritur “me këmbët e para”. Të informuar nga televizionet për ngjarjen dhe deklaratat lumë të opozitës, një i moshuar, i afërm i të ndjerit, ka reaguar i revoltuar: “A mbarove punë? Ec atje, shko...” (shih videon në: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/videolajm-vrasja-ne-durres-familjari-debon-deputetin-halim`i-189879.html). Këtë incident e ka pasqyruar A1 Report, ndërkohë kamerat e televizioneve afër opozitës e kanë filmuar, por kanë vendosur censurë bosët e tyre në Tiranë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka një apel të fortë për të gjithë shqiptarët teksa shifrat e të infektuarve në vendin tonë j

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi sot në SPAK për Teatrin Kombëtar që u shemb mëngjesin e 17 majit me vendim të

Rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. 

90 raste të reja dhe 33 të shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pasur një rol kyç gjatë pandemisë, si pjesë e Task Forcës, për të ushtruar kontrolle dhe për të monitor

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj është shkarkuar nga detyra, pasi nuk e ka kaluar Vettingun.

Vendi ynë sot mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë pjesës së parë të ditës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke folur për situatën COVID në vend u shpreh se mosha mesatare e të prekurve nga ky virus

Një foshnje 2-muajshe është infektuar me Covid-19 dhe është i shtruar në spitalin infektiv, pasi ka shfaqur simptoma.

Ndonëse shtetasit e Shqipërisë ende nuk mund të fluturojnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe shteteve të tjera, për shkak t