Durrës, policia "rekruton" nxënësit e shkollave

Postuar: 05/06/2013 - 14:57

DURRËS, 5 qershor 2013 - Projekti “Forcimi i partneritetit të shkollës me Policinë, parandalim i fenomeneve negative të së ardhmes”, mbështetuar nga programi “Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për policimin në komunitet ” po vijon aplikimin e tij në shkollat 9-vjeçare e atë të mesme të qytetit të Shijakut, në bashkëveprim me Policinë lokale dhe Bashkinë e Shijakut.

Sipas zëdhënëses së policisë Ornela Cako, në kuadër të këtij projekti është synuar përcjellja tek të rinjtë e informacionit që lidhet me filozofinë e policimit në komunitet, strategji kjo tashmë e praktikuar edhe nga Policia e Shtetit, benefitet që aplikimi i saj sjell për rendin dhe sigurinë publike në tërësi, aspektet më të prekshme që lidhen me sigurinë e të rinjve, vendosja dhe ruajtja e urave të bashkëpunimit midis policisë lokale dhe të rinjve, rikujtesë mbi kontaktin e gatshëm telefonik të Policisë, përcjellja e përpjekjeve të vazhdueshme që organizata policore bën për të qenë sa më koherente me problematikën e komunitetit të cilit i shërben si institucioni, i cili ka përgjegjësi sigurinë e publikut, rrjedhimisht përmirësimi i imazhit të policisë në sytë e të rinjve, këshillimi i tyre, etj.

Që prej fillimit të aplikimit të këtij projekti, subjekti zbatues i tij ka zhvilluar në total 6 aktivitete nga të cilat përmenden 3 takime në shkollat 9-vjeçare dhe 1 në shkollën e mesme të qytetit të Shijak, ku punonjësit e Komisariatit të Policisë Shijak kanë përçuar për të rinjtë informacionin e  mësipërm  si dhe kanë zhvilluar bashkëbisedime mbi problematikën dhe perceptimet e nxënësve mbi mënyrat më të mira të zgjidhjes së tyre.

Sipas saj, në një aktivitet të mëpasshëm, nxënësve të shkollave u është dhënë mundësia të vizitojnë ambientet e Komisariatit të Policisë si dhe të njihen me disa nga procedurat e pritjes e trajtimit të telefonatave qytetare, kallëzimeve penale, masave administrative dhe trajtimit të shqetësimeve të publikut, aktivitet i cili ka përfunduar me një kokteil të organizuar për të rinjtë.
Gjithashtu është zhvilluar një seminar me nxënës dhe prindër të komunitetit egjiptian, ku krahas informimit oficerët e Policisë përçuan mesazhe pro arsimimit, e kjo në mënyrë të veçantë për grupet më vulnerabël të shoqërisë, të cilët janë më të rrezikuar drejt viktimizimit  apo inkriminimit të të rinjve që lënë shkollën.

Ditën e hënë, me datë 10.06.2013, projekti në fjalë do të përmbyllet me një aktivitet final, konceptuar në formën e një tryeze të rrumbullakët në Rajonin e Policisë Shijak. Me përfaqësim nga institucioni policor, pushteti lokal, përfaqësues nga shkollat 9-vjecare dhe të mesme në Shijak, përfaqësues nga  komuniteti egjiptian, të pranishmit do të kenë mundësi që krahas ndjekjes së një prezantimi “Policimi në komunitet, më shumë sesa një filozofi”, të ndajnë me njëri-tjetrin informacion dhe diskutime në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimit policor, veçanërisht ndaj të rinjve.

Një ese e shkurtër, paraqitur nga një nxënëse e Shkollës 9-vjeçare  “Lidhja e Prizrenit” Shijak gjatë aktiviteteve të zhvillluara, perceptimi i saj mbi policimin në komunitet.

Siç dihet, roli i shёrbimeve tё policisё nё njё komunitet ёshtё shumё i rёndёsishёm. Por nga ana tjetёr mjaft i rёndёsishёm ёshtё edhe bashkёpunimi i çdo individi me autoritetet pёrkatёse. Nё komunitetin tonё policia bashkёpunon përveç individёve edhe me organet arsimore. Ka pasur raste kur nё njё mёnyrё mjaft tё drejtpёrdrejtё drejtoresha e shkollёs sonё ka bashkёpunuar me stafin e policisё sё Rajonit tё Shijakut pёr tё zgjidhur problemet që kanё pasur tё bejnё me komunitetin ku jetojmё ne. Ёshtё shumё e rёndёsishme tё kuptojmё se policia ka njё rol, qё tё mbrojё qytetarёt edhe pse nё komunitetin tonё nuk kanё ndodhur asnjёherё trazira. Policia e qytetit ka qenё gjithmonё e pёrgatitur pёr çfardolloj aksioni. Duhet tё jemi krenarё qё vendi ynё ka policё kaq tё zotё, tё cilёt nё çdo moment janё gati tё rrezikojnё jetёn e tyre pёr tё shpёtuar jetёn e tё tjerёve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) ka reaguar ashpër lidhur me një vendim të Bashkisë së Durrësit mbi di

Një vajzë rreth 16 vjeçe u mbyt mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ndërkohë mësohet se në trupin e turistes ruse janë konstatuar 2 s

Nëse keni bërë plane për të shkuar në det mendohuni dy herë, pasi moti do të jetë me kapriço.

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 13:00 në afërsi të zonës së Plepave në Durrës.

Nis rehabilitimi i sheshit publik, faza e parë e Muzeut të Dëshmorëve.

Më datën 20 korrik 2017, një grup anëtarësh të Shoqatës Rinore të Atlantikut nga Kosova {KYATA, Kosovo Youth Atlantic Treaty Association,

Ambasadori Italian Alberto Cutillo ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku u prit nga dr

Personi që u plagos mbrëmë në Tiranë është Mishel Manoku. Ai ka luajtur në filmin “Saimir”, si djali i Xhevdet Ferrit.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar se nga tërmeti i fuqishëm në Ishullin Kos nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të premte shkrimin e revistës “GIOIA”, ndër më prestigjiozet në Itali, për turizmin dhe detin fan