Durrës, Porti i ri i peshkimit, përfundon ndërtimi i skolierës

Postuar: 02/05/2013 - 11:50

DURRES, 2 maj 2013- Puna për ndërtimin e portit të ri të peshkimit po ecën me ritme të shpejta. Ndërtimi i skolierës barrierë me gurë, që do të shërbejë për krijimin e basenit ujor të portit të ardhshëm ka arritur drejt përfundimit. Ndërsa makineritë e rënda dhe mjetet lundruese  të specializuara vazhdojnë punimet për ndërtimin e portit të peshkimit pa ndërprerje. Kapiteni i portit të Durrësit Hysni Aruçi, shpjegon se ndërtimi i portit të ri, i cili është planifikuar të përfundojë brenda një periudhe 2 vjecare, do të mundësojë ankorimin e 120 anijeve të peshkimit  njëherësh, por edhe largimin e tyre nga zona portuale, për ti hapur rrugë investimeve të tjera.

Dhjetra automjete vetshkarkuese, makineri të rënda dhe mjete lundruese të specializuara të kompanisë austriake “Strabag SE”,vazhdojnë punimet për ndërtimin e portit të peshkimit pa ndërprerje dhe sipas kontratës mes palëve projekti duhet të përfundojë brenda një periudhe 2-vjeçare.

Kontrata është firmosur në korrik të vitit të kaluar, nga Ministria e mjedisit, që menaxhon edhe sektorin e peshkimit me kompaninë ndërtuese austriake. 

Ndërtimi ka filluar në pikën pranë godinës së kapitenerisë së portit, ngjitur me murin dallgëthyes, ndërsa kompania austriake ka ngritur kantierin e makinerive dhe automjeteve të rënda pranë kalatës nr 1.

Ndërtimi i portit të peshkimit po realizohet me financimin e Bankës Islamike prej 14.6 milion dollarë, të ndarë në dy lote.

Projekti është realizuar tre vjet më parë nga studio marokene CID. Ai parashikon ngritjen e një skoliere prej 800 metra linear përballë murit perëndimor të portit, nga vendi ku ndodhet kapiteneria deri në godinën e stacionit meteorologjik.

Brenda basenit ujor prej 8 hektarë, që do të krijohet mes dy mureve, do të ndërtohen tre pontile me gjërësi 4 metra dhe me gjatësi 84 metra secila. 

Me ndërtimin e portit të ri, sipas Aruçit  do të mundësohet largimi i motopeshkatoreve nga zona portuale ku ndodhen tani, dhe do të çlirojë 100 metra kalatë dhe një sipërfaqe prej 2.8 ha.Sipas masterplanit për zgjerimin dhe modernizimin e portit detar më të madh të vendit, me largimin e motopeshkatoreve nga vendankorimi aktual gjatësia e kalatës së trageteve do të dyfishohet, ndërsa manovrat e anijeve dhe trageteve në basenin portual nuk do të kenë pengesa.

/e.a. Agjensia e Lajmeve "Dyrrah"/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ndërsa kishin mbetur vetëm 24 orë kohë që PD të plotësonte mangësitë në lista, kjo e fundit ende nuk është paraqitur në Komisionin Qend

Pritet që sezoni turistik veror të startojë me infrastrukturë të cunguar në vijën bregdetare të plazhit të Durrësit.

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj zhvilloi takime në Drejtoritë Vendore të Policisë në Lezhë e Shkodër.

Menjëherë pas protestes së banorëve, që kërkojnë privatizimin e ish-kabinave të plazhit, pasi jetojnë aty prej 27 vjetësh, ka ardhur reag

Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë gjithë kësaj jave me kthjellime dhe temperatura të larta.

32 familje, të cilat pushtuan kabinat e plazhit 27 vite më parë, janë grumbulluar sot para bashkisë së Durrësit në një protestë

“Durrës Lajm” ka zbuluar fotot e aktivistëve demokratë që përfunduan në spitalin e Durrësit me shenja si të helmimit, pas mitingut hapës

Edhe dita e hënë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Rritet numri i pacientëve që janë paraqitur për të marrë ndihmën e parë në spital, pas shenjave të helmimit që shfaqën pas inci

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e dyfishtë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vdekur drejtori i