Durrës, u dënua për gjobëvënie, pranga ish-punonjësit të Bashkisë

Postuar: 07/08/2014 - 16:37

Durrës, 7 gusht 2014 - Policia arrestoi të kërkuarin Feta (Fetah) Mataj, 32 vjeç, nga Durrësi, ish-punonjës i Bashkisë në Parkun e Autobuzeve, me precedentë të mëparshëm.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë në mungesë, për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar.

Mataj u ndalua më 26 qershor 2011 për tre gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për gjobën e katërt 750 mijë lekë.

Ish kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës, i njohur si aktivist i Partisë Socialiste akuzohej se kishte detyruar një 24-vjeçar t’i jepte 750 mijë lekë.

Mataj, i lindur në Tepelenë dhe banues në Lagjen Nr. 15 të qytetit të Durrësit, ishte denoncuar nga shtetasi A.D., i cili kishte deklaruar para forcave të rendit se ishte kërcënuar me jetë nga 29 vjeçari Mataj (në vitin 2011 Mataj ishte 29 vjeç) nëse nuk i jepte shumën e kërkuar.

Feta Mataj njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.

Më pas, në protestat e 21 janarit, Mataj rezultoi si një ndër personat që kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Ai u arrestua më 30 janar, por u la për t’u hetuar pozicioni i tij në ngjarjet e 21 janarit në gjendje të lirë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ditët e fundit kanë sjellë në territorin shqiptar një mot të pazakontë për stinën e verës.

   Matteo Salvini, zëvendëskryeministër, bashkëkryetar koalicioni dhe Ministër i Brendshëm i qeverisë së re italiane ka propozuar së fund

   Mbi dyzet të rinj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin “Youth Trail

   Në pikun e sezonit veror, shoferët nga i gjithë vendi po vuajnë trafikun e rënduar në autostradën Tiranë- Durrës.

   Rruga e Arbrit është e para që u dha për t’u ndërtuar me koncesion sipas programit një miliard euro të qeverisë, ku paratë e ndërtimit

Policia kufitare ndalon zhytësit shqiptarë dhe ata të huaj për të kryer çfarëdo lloj zhytjeje përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësi

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur deklaratën e aktorit Robert Ndrenika, i cili në një intervistë ka thënë se n

Një ditë pasi pësoi ishemi cerebrale, përmirësohet gjendja shëndetësore e deputetit të PS, Paulin Stërkaj. Mjekët e QSUT thonë për Report

Gentian Trenova prokuror i Apelit të Tiranës njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në drejtësisë nuk ka kaluar provën e Vettin