Durrës, UAMD dhe "Luarasi" nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi (VIDEO)

17/03/2017 - 20:12

Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” dhe Universiteti jo publik “Luarasi” kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi midis tyre.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga dy rektorët respektivë, Kseanela Sotirovski dhe Arben Malaj.

Rektorja Sotirovski deklaroi se marrëveshjet e bashkëpunimit kanë nisur shumë më herët midis dy universiteteve më në zë në vend.

“Marrëveshja e sotme konsiston në shumë pika, por kryesore janë kërkimi shkencor, shkëmbimi i pedagogëve në programet e studimit, organizimi i eventeve të ndryshme etj” deklaroi Sotirovski.  

Ndërkohë rektori i universitetit “Luarasi” tha se kemi elementë të përbashkët e të dobishëm për bashkëpunimin me një partner strategjik, siç është Universiteti i Durrësit.  

Malaj vlerësoi kontributin e dhënë nga rektorja Sotirovski në finalizimin e kësaj marrëveshjeje dhe njëkohësisht vuri në pah potencialin e madh që ka UAMD. 

Finalizimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ka ardhur pas një pune shumë të mirë që kanë bërë të dy ekipet e universiteteve, pas një bashkëpunimi të suksesshëm disa vjeçar midis tyre.    

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë, Agim Kajmakun ndaj të cilit një ditë më parë proku

Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave.

Moti i keq ka përfshirë Durrësin mesditën e kësaj të marte.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka inspektuar nga afër zyrat e reja të aplikimit për dokumente biometrike në Njësinë 3 dhe 4 në Tir

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar për përkeqësim të motit në datat 12 dhe 13 nëntor.

Partia Demokratike ka publikuar emrat e banorëve të Astirit që kanë përfunduar në spital, pas situatës së tensionuar tek Unaza, ku pati p

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me situatën në zonën e Astriti teksa thotë se prej një muaji ka dërguar në Kuvend një raport të v

Vetëm disa minuta më parë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi se gjatë përplasjeve të mëngjesit të sotëm në zon

Është vetëdorëzuar në polici shoku i ngushtë i Eri Zefit, Mikel (Gjovalin) Alia.