Durrës, UKD-ja përfundon investimin në lagjet 7 dhe 10

Postuar: 05/05/2015 - 14:04

5 maj 2015 - Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) ka përfunduar investimin për furnizimin me ujë për rreth 110 familje në lagjet nr. 7 dhe 10 të qytetit.

Bëhet fjalë për familje që kanë ndërtuar banesat e tyre në zonën e kodrës përreth fabrikës së tullave dhe në drejtim të kodrës së Vilës.

Investimi është kryer me fonde të vetë Ujësjellësit. Dega teknike e UKD-së ka shtrirë rreth 1200 metër linear tubacione të total të diametrave 140, 110, 90 dhe 63 mm. Së bashku me shtrirjen e këtyre linjave, janë vendosur edhe kasetat ku janë instaluar matësat e ujit për të gjitha familjet që nuk furnizoheshin me ujë. Bëhet fjalë për zona që nuk merrnin ujë prej shumë vitesh dhe që akoheshin për mungesën e këtij shërbimi.

Në përfundim të këtyre punimeve UKD-ja pritet të nisë një investim të ngjashëm në lagjen nr. 8, në pjesën e kodrës pas spitalit. Edhe në këtë zonë gjenden familje që nuk furnizohen rregulisht me ujë të pijshëm dhe  UKD-ja pritet të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke shtrirë linjë të re për furnizimin e tyre. Aktualisht banorët në këtë zonë marrin ujë nëpërmjetit rrjetit që vjen nga rruga kryesore, por për shkak se janë në një lartësi të konsiderueshme, nuk mund të marrin ujë të pijshëm me këtë linjë. Ata do të kenë në dispozicion një linjë të re nga kodra që do të jetë vetëm për banesat që gjenden në skaj të lagjes nr. 8 të qytetit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kjo është shtëpia ku pasditen e sotme u konsumua tragjedia e trefishtë, ku 3 trenjakë humbën jetën në shtëpinë e tyre për shkak të zja

   Reshjet e dendura të shiut të regjistruara pasditen e së mërkurës përmbytën rrugët e Durrësit.

Tragjedia që u mori jetën trenjakëve të familjes Konçi në Romanat është konsumuar pasditen e sotme.

   Policia e Durrësit njofton se rreth orës 17:30, në Rromanat  në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.

   Vjeshta dhe dimri i këtij viti do të jenë më të ngrohtë se normalja. 

   Që nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vetingut do të vijnë në

Frika se në kamionët që nisen nga porti i Durrësit drejt porteve italiane, mund të fshihet drogë, ka bërë që policia e portit të Durrësit

Një nga banorët që preket nga prishja e banesës, Osman Hysa, përfaqësues i 153 familjeve që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit

E tensionuar ka qenë mbrëmja e djeshme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili.

Gazetari Dritan Laci ka treguar takimin me Ballist Morinën, tifozit që gjendet prej 3 muajsh ne burgun e Kroacisë, pasi kërkohet nga Serb