Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Durrës. Vihet në funksion të plotë mbikalimi i Shkozetit

17/04/2015 - 20:18

DURRËS, 17 prill 2015 –  Merr fund tortura e drejtuesve të automjeteve në rrethrrotullimin e Shkozetit.

Të premten, më 17 prill 2015, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto përuroi përfundimin e punimeve në mbikalimin e Shkozetit. Haxhinasto deklaroi:

“Mund të them se punimet kryesore kanë përfunduar sipas afatit edhe vepra tashmë është funksionale është hapur trafiku. Është bërë një përpjekje serioze për të sjellë një standard të ri, në punimet e kësaj vepre, për këtë unë kam kënaqësi të veçantë”.

Mbikalimi i Shkozetit, një projekt me vlerë prej rreth 8 milion euro, është vënë në shërbim të plotë të qytetarëve. Kjo vepër arti e infrastrukturës rrugore lehtëson në mënyre të ndjeshme qarkullimin në Unazën e Plazhit si dhe ka lidhur autostradën Tiranë-Durrës me rrugën Plepa-Rrogozhinë.

INFO

Financimi: Fondi Saudit për Zhvillim

Kontraktor: Green Line Trading and Contracting Co (W.L.L), Kuvajt

Supervizori: CEC J/V THC

Vlera e investimit: 8 milionë euro

Afati: 22 muaj

Përfunduar: 14  muaj (janar 2014-mars 2015)

Projekti i ndërtimit të bajpasit të Durrës (faza e dytë) përfshin ndërtimin e  mbikalimit rrugor me gjatësi 100 metra linera strukturë betonarme dhe 340 metra linera rampa hyrëse-dalëse në të dy krahët mbi rrethrrotullimin e Shkozetit si dhe sistemimin, profilimin dhe betonimin e skarpatave dhe bazamentit të kanalit trapezoidal me gjatesi 1500 ml. Financohet nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Punimet për ndërtimin e mbikalimit në rrethrrotullimin e Shkozetit, që lidh autostradën Tiranë-Durrës me bajpasin e Durrësit kanë filluar në janar 2014 dhe përfunduan në mars 2015. Punimet kapin vlerën 8 milionë euro (6.7 milionë euro për ndërtimin e mbikalimit dhe pjesa tjetër për ndërtimin e kolektorit të ujërave me gjatësi 1.5 km në zonën e Plepave).

Gjatë ndërtimit të mbikalimit janë bërë punime të padukshme, që kapin rreth 30 për qind të investimit (2 600 metra linear pilota me diametër 1 200 mm; themelet masive mbi pilota; sistemi i kanalizimeve, drenazhimeve dhe sistemimi i të gjithë infrastrukturës së rrjetit inxhinierik nëntokësor të zonës). Gjatë gjithë gjatësisë së mbikalimit janë vendosur ndriçues dhe barriera cilësore kundër zhurmës për të minimizuar ndikimin e trafikut te banorët përreth; të gjithë elementët e sinj
alistikës së nevojshme për akomodimin e trafikut; paralelisht u bë mbjellje bimësise në gjatësinë e rampave të mbikalimit si dhe në rrethrrotullimin e Shkozetit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në zgjedhjet e 25 prillit do të angazhohen 7500 efektivë të policisë, të cilët në të gjithë vendin do të kujdesen për mbarëvajtjen e proc

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.