Një 10-vjeçar nga Durrësi i është drejtuar një ditë më parë komisariatit të policisë për të denoncuar nënën e tij.

Para efektivëve të rendit, 10-vjeçari ka treguar se dhunohet nga e ëma, shtetasja F.K. 38 vjeçe.

Policia ka plotësuar menjëherë kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për të miturin dhe po heton lidhur me pretendimet që 10-vjeçari ngre ndaj nënës së tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin e mitur vjeç 10, banues në Durrës, pasi dyshohet se e ëma, shtetasja F.K, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.