Një 72 vjeçare është plagosur mesditën e kësaj të marte në Durrës.

Policia bën me dije se një motoçikletë me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasen H. Xh., 72 vjeçe.

Ndër të tjera mësohet se fatmirësisht e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2021, në orën 13:45, në lagjen nr.13, Durrës, një motoçikletë me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasen H. Xh., 72 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pasi kanë bërë  të mundur kapjen e drejtuesit të motoçikletës, kanë shoqëruar shtetasin F. T., në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet  vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.