Rruga “Pavarësia” në plazhin e Durrësit, gjatë ditës së diel përballet me një fluks të shtuar automjetesh, pasi të gjithë i drejtohen vijës bregdetare për një konsumuar një kafe apo një drekë buzë detit.

Por kur trafikut të rënduar i shtohet edhe një mjet që bllokon rrugën, pasi i ka mbaruar nafta dhe nuk mund të ecë asnjë centimetër më tutje, situata bëhet edhe më e rënduar.

Kështu u ka ndodhur me dhjetëra automjeteve në rrugën e plazhit, të cilat kanë mbetur të bllokuara për rreth 45 minuta, duke krijuar një varg kilometrik.

Siç duket qartë edhe nga pamjet e xhiruara nga operatori i DurrësLajm, automjetet presin në rradhë të lirohet njëra korsi, e më pas të nisin udhën për në destinacionin e tyre.

Edhe prezenca e policisë rrugore në këtë aks nuk ka ndihmuar shumë për normalizimin e trafikut, pasi makina që kishte mbetur e bllokuar, gjendej në atë pjesë të aksit, ku rruga është kufizuar në vetëm dy korsi.