Ankesat e vazhdueshme të subjekteve të transportit publik, të cilët konkurohen nga subjekte të palicensuar e të parregullt, ka bërë që policia e qarkullimit rrugor prej ditësh të zbatojë një plan masash për këto mjete në Durrës, Shijak dhe Krujë.

 Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se një numër i madh automjetesh qarkullojnë në mënyrë të paligjshme. Zyrtarisht nga policia e qarkullimit rrugor në Durrës bëjnë me dije se keto dy ditë janë vendosur mbi 137 masa administrative per shkelje te ndryshme, ndërsa 6 shoferë janë arrestuar në flagrancë sepse janë kapur pa leje drejtimi të automjetit.

“Për shpejtësi mbi normat e lejuara janë hequr 34 leje drejtimi, 1 për pije alkoolike, janë tërhequr 17 leje transporti, te mjeteve të transportit, si furgonë dhe autobuza. Ky plan masash është hartuar nisur nga shqetesimi i operatorëve të transportit, përsa i përket paligjshmërisë”,- tha shefi i qarkullimit, Valentin Floriri.

K.H.