Durrës, 8.5 kg eksploziv për shpërthimin e kontrolluar të pallatit të dëmtuar nga tërmeti

22/05/2020 - 10:09

Ditën e sotme do të shembet pallati 1062 në lagjen nr.7 në Durrës, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton përmes një postimi në Facebook se shembja do të bëhet me shpërthim të kontrolluar.

"IKMT do te prishe sot ne oren 13.00 nje tjeter pallat me shperthim te kontrolluar. Pallati nr 10/62 ne lagjen 7 te Durresit, 6 kate i larte, rezultoi i demtuar rende nga termeti i nentorit. Per prishjen e objektit, jane hapur ne trupin e tij 350 furnella (vrima) dhe do te perdoret 8.5 kilograme lende eksplozive c4", shkruhet në postim.

Kujtojmë që pallati do të shembej një ditë më parë por u anullua për shkak të motit me shi.

Ndërkohë, rikujtojmë dhe njëherë thirrjen për banorët e zonës (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që nga ora 12.00 deri në orën 17.00 ditën e premte më 22 maj, të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2

Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin se ishte dëmtuar sistemi TIMS.

Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.

Gazeta franceze "Le Monde" ka shkruar për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Gazeta e cilëson një akt barbar të qeverisë.

Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë.

Tom Blickman, një ekspert i reformës së politikës së drogës në Institutin Transnacional me qendër në Amsterdam, ka komentuar vendimin e q

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, Policia e Shtetit i është bashkuar fushatës sensibilizuese “Don’tBeAnEasyCatc

Deri në orët e mesditës, vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.