Durrës, AKU kontrolle për sigurinë e ushqimeve për familjet e prekura nga tërmeti

02/12/2019 - 17:28

Kontrolle rigoroze po kryhen nga Drejtoria Rajonale e AKU Durrës në bashkëpunim me atë të qarkut Tiranë, Fier dhe Elbasan, në ambientet e grumbullimit të produkteve ushqimore.

"Vijon monitorimi i vazhdueshëm nga AKU në ambientet e grumbullimit të shkollës 9-vjeçare “Marie Kaculini"; magazinat e rezervave të shtetit në Durrës; shkollën “Bernardina Qeraxhija”; shkollën e mesme “Leonik Tomeo” në Durrës; në ambientet e caktuara nga Bashkia Shijak; në ambientet e Pallatit të Sportit; në ambjentet e grumbullimit Sukth, Manëz; në ambientet e grumbullimit Fusha e Sportit, Fushë-Krujë dhe në njësinë administrative Nikël. Nga kontrollet e kryera rezulton se produktet ushqimore ruhen në kushte të përshtatshme, janë brenda afatit të përdorimit, si dhe produktet e ambalazhuara nuk kanë dëmtime, për rrjedhojë janë të sigurta për konsum human",- njofton AKU.

Ndërsa, në ambientet e grumbullimit të shkollës së mesme “Leonik Tomeo”, pas konstatimit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore (sallam, suxhuk) të ruajtura në kushte të papërshtatshme, trupa inspektuese vendosi asgjësimin e këtyre produkteve ushqimore, të cilësuara si të papërshtatshme për konsum human.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paketa anti-shpifje që ka ngjallur debat në Shqipëri dhe reagime nga organizatat ndërkombëtare, u bë temë diskutimi edhe në Komisionin e

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore, Patrizio Pagano thotë se efektet e tërmetit do të kenë ndikim në ekonominë e vendit

Pas bisedimeve të së enjtes në Këshillin Europian, presidenti francez, Emanuel Macron është ndalur në një deklaratë për mediat, ku ndër t

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prezantuar sot kompleksin “Thumana”, që do ndërtohet në Thumanë pas prishjes së godinav

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kërkoi nga Prokuroria e Tiranës që të dalë me emra konkretë sa i përket atyre që kanë shkelur rreg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë do

Sizmologu i njohur grek, Eftimis Lekkas, thotë se lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit që po shënohen ditët e fundit në rajon, nuk përbë

Prokuroria ka dërguar në gjykatë, në limitet e afatit, dosjen ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë, ish-sekretari i

Sot në kryeqytet u mbajt konferenca e Mesdheut mbi zonat e veçanta me Ndjeshmëri Mjedisore, ku i pranishëm ishte dhe ministri Blendi Klos

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  ka miratuar sot transferimet e prokurorëve të Krimeve të Rënda.