Durrës, apeli i fortë i Vjollca Arapit: Ata janë bosa, por unë dua drejtësi për masakrimin e burrit (VIDEO)

Postuar: 17/07/2017 - 16:32

Tre muaj pas vrasjes së Agim Arapit, prokuroria e Durrësit ka pushuar çështjen ndaj Kostandin Ekonomit, një prej dy vëllezërve Ekonomi të akuzuar për vrasjen e 60-vjeçarit me mjete prerëse brenda dyqanit të tij.

Kostandin Ekonomi ka fituar lirinë dhe në burg, i akuzuar për ngjarjen e ndodhur në bulevardin “Epidamn”, mbrëmjen e 11 prillit ka mbetur vëllai i tij, Kujtim Ekonomi.

Lirimi i një prej dy vëllezërve ka sjellë reagimin e bashkëshortes së viktimës, Vjolla Arapit, e cila tha për DurrësLajm se është provuar nga pamjet filmike se në vrasjen e bashkëshortit të saj ishin të dy vëllezërit Ekonomi dhe dhëndri i tyre Jurgeni, por në burg tani ka mbetur vetëm një prej autorëve.  

55-vjeçarja Vjollca Arapi, bashkëshortja e viktimës Agim Arapi dhe njëkohësisht dëshmitarja e masakrimit të të shoqit me sende të forta nga dy vëllezërit Ekonomi mbrëmjen e 11 Prillit, tregon se njerëz të ndryshëm i kanë ardhur, e kanë takuar dhe i kanë ofruar para, madje kanë kontaktuar edhe me avokatët e familjes së saj, për t’u tërhequr nga çështja.  

Sipas saj, mjeku ligjor i Durrësit ka nxjerrë tre raporte mjekësore të ndryshme për shkakun e vdekjes, me qëllim lehtësimin e autorëve të ngjarjes në gjykatë.

55-vjeçarja tregoi se shkaktar i vrasjes u bë 23-vjeçari Jurgen Kurti, të cilit zonja i kish kërkuar qeranë mujore prej 130 mijë lekësh të vjetra të tubit të aspirimit. Vjollca, përmes lotëve, tregoi se Kostandin Ekonomi dhe i vëllai i tij Kujtimi, të arrestuar nga policia e Durrësit pas ngjarjes, erdhën në dyqanin e tyre ushqimor, së bashku me Jurgenin dhëndrin. Sipas saj, ata i kanë thënë që t’i kërkonte falje Jurgenit, në të kundërt do t’i vrisnin.   

“Ata erdhën dhe ulën qepenin e dyqanit dhe qëllonin Agimin, derisa e masakruan. Unë nuk e pashë kur Jurgeni erdhi, sepse isha duke kërkuar ndihmë nëpër lagje, por më pas pashë pamjet filmike ku Jurgeni duket qartë që ka hyrë në dyqan me një send të fortë dhe ka qëlluar ndaj bashkëshortit duke i thyer hundën e duke e masakruar në kokë. Tre vetë morën pjesë në krim, vetëm një prej tyre është në burg. Kjo nuk është drejtësi”, tha Vjollca Arapi.    

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Goditet një tjetër rast trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike në Portin e Durrësit, sekuestrohen 4.6 kg përzierje lënde nark

Dy tragete me pasagjerë të linjës Bari-Durrës janë një orë e gjysmë me vonesë në portin e Durrësit.

Duket se situata në det pas ngjarjeve të fundit nuk mund të mbetet thjesht dhe vetëm në duart e Policisë Kufitare.

Kjo fillim jave ka nisur me ndryshime të motit në mbarë vendin.

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për shtetasin E.F., i cili dyshohet të jetë personi që ka goditur p

Ndonëse një distancë e vogël, drejtuesve të mjeteve në Vlorë, kryesisht turistë, u janë dashur 2 orë për të përshkuar rrugën përgjatë ‘Lu

Në orën 21:30 të mbrëmjes së të shtunës, në oborrin e familjes B.Beqiraj në Spitallë të Durrësit, është gjetur një granatë e pa

Një grup të rinjsh nga qyteti i Durrësit kanë organizuar në qendër të qytetit, para Bashkisë, një protestë në mbrojtje të vlera

Pas mbytjes në det të një pushuesi të huaj në bregdetin e Golemit, ka reaguar shefi i urgjencës së spitalit të Durrësit.

Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion masiv antidrogë duke sekuestruar 210 kg kanabis që ishte hedhur nga trafikantët në lumin Shus