Banorët e njësisë administrative Ishëm, kryesisht ata të fshatit Shetaj, protestuan sot kundër vendosjes së traut me pagesë, të vënë aty nga kisha françeskane në Kepin e Rodonit.

Kalimi me pagesë në rrugët qe të çojnë në zonën turistike të Kepit të Rodonit nga ana e Kishës Françeskane, e cila pretendon pronësinë e këtij trualli, ka sjellë reagimin e banorëve të Ishmit.

Dhjetëra banorë protestuan duke kundërshtuar tarifimin e rrugës nëpërmjet të cilës banorë shkojnë në punë, në tokat e tyre apo në plazh. Banorët thonë se krahas tarifës hyrëse prej 100 mijë lekë, kisha i detyron ata të paguajnë edhe 200 lekëshin e parkimit.

Banorët thanë se i janë drejtuar prokurorisë me një kërkesë, por nuk është marrë asnjë masë, ndërsa i kanë dërguar peticione të vazhdueshme institucioneve për heqjen e traut dhe tarifave për banorët.

Krahas banorëve të zonës, të penalizuar janë turistët apo edhe besimtarët të cilët shkojnë në Kishën e Shën Ndout, që ndodhet tek Kepi i Rodonit, për të kryer ritet fetare apo peligrinazh.

K.H.