Durrës, ceremoni për dorëzimin e 16 granteve të BE-së në sektorin e turizmit (VIDEO)

22/11/2019 - 17:37

Është zhvilluar në Durrës ceremonia e dorëzimit të granteve nga Bashkimi European për sektorin e turizmit me vëmendje të veçantë në sektorin e kulturës dhe të turizmit të aventurës. Gjatë ceremonisë ka mbajtur fjalën Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC-së, përfaqësues të BE-së dhe dy fitues të granteve, Danko Ćosić nga Qendra e Danubit për Aftësitë dhe Nada Marković nga Shoqata e Grave “Maja”.

Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e RRC, tha gjatë ceremonisë se turizmi është një nga industritë më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik.

“Ne jemi të kënaqur që këto grante do të ndihmojnë 161 komunitete lokale për zhvillimin e tyre. Vitin e shkuar kanë qenë 12 milionë turistë në ballkanin perëndimor, 40% ishin për turizëm kulturor ku ne jemi përpjekur që sajtet që kemi t’i vëmë në dukje. Në Shqipëri të punësuarit në sektorin e turizmit ishin 90 mijë veta”- tha Bregu.

Përmirësimi i itinerareve turistike që të çojnë drejt pikave historike e arkeologjike do t’i jepte më shumë mundësi zhvillimit ekonomik të rajonit. Turizmi i aventurës do të mbështetet me 800 mijë euro.

Nada Markovic nga shoqata e grave “Maja”dhe Danko Cosic, përfitues të granteve të BE, kanë ndarë me të ftuarit jo vetëm përvojat e tyre në fushën e turizmit, por edhe planet që ata kanë në të ardhmen.

“Është kënaqësi që kemi fituar një grant. Ne po promovojmë gratë që janë të përfshira në turizmin rural dhe që marrin pjesë në këtë sekor. Vijmë nga Bosnjë Hercegovina dhe një sërë veprimesh që do të zbatohen si pjesë e këtij granti kanë angazhimin e grave në këtë sektor” – tha Markovic.

Një tjetër projekt ndërkombëtar shumë interesant u paraqit nga Qendra e Danubit në Beograd.

“Duam të zhvillojmë një rrjet kulturor, që ka të bëjë me rrjetin ose shtigjet që kanë ekzistuar që nga perandoria Romake. Në këtë projekt janë të përfshirë 5 shtete. Janë 38 vende të certifikuara, sepse qendra e perandorisë Romake nuk ka qënë në Romë, por në Danub. Qendra politike dhe ushtarake nuk ka qenë në Romë por në Danub dhe nëse turistët duan të mësojnë më shumë për historinë e Romës duhet t’i drejtohen Danubit për të njohur më shumë”, tha përfaqësuesi i Qendrës së Danubit.

Aktiviteti u zhvillua në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, i cili dëshmon historinë 3.000-vjeçare të qytetit bregdetar, i shumë vizituar nga qindra mijëra turistë të huaj e vendas.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonëse shtetasit e Shqipërisë ende nuk mund të fluturojnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe shteteve të tjera, për shkak t

Shpallet konkursi për 14 vende pune në bashkinë e Durrësit, mes posteve të lira edhe dy drejtori të rëndësishme

Të shtëna me armë zjarri u regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur persona të plagosur.

Policia e Durrësit zhvilloi ditën e sotme një aksion të beftë policor kundër lëndëve narkotike ku arrestoi 5 persona.

1,600 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike dhe ato bregdetare.

Tamponët që tregojnë nëse je pozitiv apo negativ ndaj Covid-19, tanimë do të bëhen edhe në laboratorin e mikrobiologjisë në Qendrën Spita

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendor

Tre nga katër rastet e reja me Covid-19 të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë sot në qytetin bregdetar janë punonjës të Inspektoria

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Agjencitë polake kanë rinisur shitjen e paketave turistike që përfshijnë bregdetin shqiptar duke lajmëruar se pas 15 korrikut do të ketë