Ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze ka arritur në pikën më të thellë të gërmimeve, duke nxjerrë në dritë disa objekte që datojnë në shekullin II dhe III, të erës sonë.

Struktura të shtresave të hershme, si enë qeramike balte e qelqi, bizhuteri, enë bronxi si dhe struktura të tjera sipas arkeologut Eduart Shehi tregojnë braktisjen e menjëhershme të një banese të rrëzuar në mënyrë dramatike. Ai tregon gjetjet e rëndësishme, të cilat i konsideron një mini 'thesar' që pritet të hedhin më shumë dritë për periudhën së cilës i përksasin.

Gërmimet në këtë pjesë të rëndësishme arkeologjike të qytetit ndodhen në sesionin e 6-të saj.

Fillimisht puna nisi me pastrimin e sipërfaqes, për të vijuar më pas me gërmimet.

Gjatë punës së tyre arkeologët kanë zbuluar fragmente muresh që i përkasin shtresëzimit të periudhës romake.

Gërmimet, po kryhen në pjesën jugore të Forumit për të bërë lidhjen midis banjave që i përkasin periudhës romake që gjenden poshtë Pallatit të Kulturës.

Vetëm pas një muaji pritet që ekspedita franceze të dalë me konkluzionet përfundimtare mbi zbulimet arkeologjike, në të cilat fle qyteti antik i Durrësit.

K.H.