Digjet një makinë tip “Benz” në fshatin Shkallë të Manzës në Durrës.

Nga burimet, “DurrësLajm” mëson se ngjarja ka ndodhur në orën 00:15, kur u mor dhe njoftimi në sallën operative.

Dyshohet se makina është përfshirë në një aksident, duke u përplasur me bordurën.

Tre persona janë shoqëruar në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Makina është djegur komplet, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.