Durrës. Dy aksionarë, padi 100 milionë euro për terminalin e kontejnerëve

26/10/2020 - 17:55

Shqipëria përballet me padinë e traktatit të investimit mbi konfiskimin e terminalit të kontejnerëve, njofton Buletini i Arbitrazhit Ndërkombëtar, tetor 2020.

“Metal Commodities Trade Corp” i SHBA-së dhe “Altberg Developments” i Britanisë së Madhe, të dy aksionarë të “Durres Container Terminal” (ndërmarrje e përbashkët shqiptare e përdorur si një mjet për të shfrytëzuar koncesionin e portit të Durrësit të dhënë nga Shqipëria), kanë depozituar një padi prej 100 milion euro në ICSID [International Centre for Settlement of Investment Disputes – Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve] kundër Shqipërisë pasi një gjykatë shqiptare vendosi të zgjidhte kontratën dhe urdhëroi sekuestrimin e terminalit portual. Padia përfshin një seri masash të përkohshme për të parandaluar veprime të mëtejshme shpronësuese.

Investitorët pretendojnë se autoritetet shqiptare kanë penguar vazhdimisht përpjekjet e tyre për të modernizuar dhe për ta bërë terminalin fitimprurës, duke akuzuar ndërmarrjen e përbashkët për disa mosplotësime detyrimesh. Ata gjithashtu pretendojnë se vendimi i qeverisë shqiptare për të devijuar dërgesat dhe tregtinë e naftës në portet e tjera në mënyrë që të shndërrojë portin e Durrësit në një atraksion turistik është shkelje flagrante e parashikimit të BIT-it [bilateral investment treaty – traktat dypalësh investimi] për shpronësimin dhe trajtimin e drejtë.

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndëshkohen me masë administrative 453 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Eugena Tomini, shefe e shërbimit të epidemiologjisë në ISHP emërohet zv.ministre e re e Shëndetësisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton për përkeqësim të motit në vendin tonë.

Sot mbushen 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe prot

Një 50-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, pasi është hedhur nga tarraca e banesës.

Pandemia e Covid-19 e ka rritur vdekshmërinë në 27 vendet anëtare të BE-së me ritme dyshifrore gjatë periudhës mars-tetor 2020 ne krahasi

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por pasdite vranësirat do të

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri që i përkasin Sokol Markut nga Mirdita, i dënuar për trafik droge.