Dy kroçerat e fundit të programuara gjatë këtij sezoni turistik pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit në 10-ditorin e fundit të muajit tetor.

Sipas Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se ditën e hënë më 22 tetor, në portin më të madh të vendit do të ankorohet kroçera “Berlin” me gjatësi 139 metra.

Të dielën e fundit të këtij muaji, më 28 tetor, në kalatën 5 pritet të mbërrijë edhe kroçera “Ocean Majesty”, 135 metra e gjatë.

Të dy kroçerat me turistë nga vende të ndryshme të botës vijnë në Durrës prej disa vitesh.

APD është kujdesur gjithmonë të krijojë kushte shumë të mira sigurie dhe lëvizjeje për turistët dhe personelin e kroçerave në territorin portual.