Një e moshuar nga Durrësi e lënduar nga tërmeti është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. E moshuara mësohet se ka pësuar fraktura në kokë.

Ndërkohë, dy punonjës ndërtimi, që në momentin e regjistrimit të lëkundjes sizmike kanë qenë në skelë kanë rënë prej saj dhe njëri ka fraktura në dorë, ndërsa tjetri në këmbë.

Mësohet se punëtori që ka fraktura në këmbë vazhdon të jetë i shtruar në spitalin e Durrësit. Burime spitalore bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e 56 personave që janë paraqitur në urgjencë kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë larguar drejt banesave të tyre.

Për të përballuar emergjencën e krijuar, drejtoria e spitalit dyfishoi numrin e personelit në urgjencë.