Një grup punëtorësh të koncesionarit të kalatës lindore në portin e Durrësit e kanë nisur me protestë vitin e ri 2019.

Viti i Ri 2019 duket se ka nisur me probleme për punëtorët e “EMS Albania” port operator shpk.

Sipas 14 elektrovinçierëve, që nga data 26 dhjetor e vitit 2018, ata nuk janë paguar, ndërkohë që secili prej tyre ka marrë 3 vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna. Këtë fakt e konfirmon kryetari i sindikatës, i porsazgjedhuri Telha Dedej.

Në mbështetje të punëtorëve të kalatës lindore në portin e Durrësit ka dalë sindikata e pavarur. Krijimi i sindikatës së punëtorëve është bërë shkak i verejtjeve për punëtorët. Ata kanë deklaruar se do të protestojnë deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre.

K.H.