Një ngjarje  e pahijshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një prej lokaleve të lagjes nr.1 të Durrësit, ku një endacak ka kërcënuar me kaçavidë një kamarjer.

Duke qenë një zonë turistike, pjesa  e shëtitores Taulantia veç banorëve dhe pushuesve, frekuentohet edhe nga endacakë të shumtë të cilët futen nëpër lokale për t’iu kërkuar para klientëve.

Në rastin e sotëm, endacaku pasi është rikthyer disa herë ka shkaktuar bezdisje te qytetarët që po konsumonin kafenë e mëngjesit.

Në kushte të tilla, kamarjeri i shërbimit është detyruar të ndërhyjë dhe në këtë moment, endacaku, djali që shihni në video, është bërë agresiv dhe e ka kërcënuar me kaçavidë.

Për ngjarjen në fjalë është vënë në dijeni policia e cila ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur shoqërimin e tij.