Durrës, gjimnazi "Gjergj Kastrioti" feston 50-vjetorin (FOTO & VIDEO)

Postuar: 12/01/2018 - 17:43

   50-vjetori i ndërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës ka mbledhur së bashku ish-nxënës dhe nxënësit aktualë në një aktivitet të veçantë, të zhvilluar paraditen e së premtes.

Takimi i brezave, të cilët kanë përfunduar këtu shkollën e mesme në 5 dekadat e fundit, ishte mjaft mbresëlënës. Aktiviteti i brezave ka nisur me një minikoncert të nxënësve të këtij gjimnazi, të cilët mikprisnin në këtë mënyrë ish-nxënësit që hodhën themelet e dijes së shkollës.   

Ish-nxënësit e parë tani duhet të jenë në prag pensioni, ndërsa brezat e mëvonshëm më të rinj. Shikon qartë në këtë kalim brezash përmallim e përqafime të ngrohta, nostalgji për adoleshencën dhe vitet e kaluar në bankat e kësaj shkolle, ndërsa në ballë janë shenjuar rrudhat e jetës e në kokë kanë thinjat e fisnikërisë.    

Veprimtaria e organizuar me këtë rast ishte e shumanëshme. Në fjalën e saj, Enkelejda Alizoti, drejtoresha e shkollës e vuri theksin tek kontributi i madh i mësuesve dhe nxënësve të shkollës ndër vite dhe tek hapat e para të këtij institucioni arsimor që nisi veprimtarinë e tij me nxënës që vinin nga shkolla “Mujo Ulqinaku”, dhe ishin të organizuar në 12 klasa, me 407 nxënës gjithsej.  

Në takim kanë përshëndetur edhe kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, Prefekti i Qarkut, Roland Nasto, si dhe Drejtoresha e Arsimit Rajonal Lindita Muka.

Ish-nxënës të kësaj shkolle kanë përshëndetur duke përcjellë për të pranishmit emocionet nëpërmjet videoprojektorit.

Historiku i shkollës

Shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” u hap më 1 shtator 1967. Inagurimi i shkollës u bë në janar 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, fakt që ndikoi në emërtimin e kësaj shkolle.

Nxënësit e kësaj shkolle vinin nga shkolla “Mujo Ulqinaku” dhe ishin të organizuar në 12 klasa, 407 nxënës.

Godina e kësaj shkolle është ndër më të bukurat në qytetin e Durrësit, me klasa të bollshme, me anekset plot dritë që shohin nga deti, palester cilësore e dhoma pune funksionale, me sallone të gjera që krijojnë mundësi për ngritjen e këndeve të bukur e të kulturuar që kjo shkollë në të shumtën e rasteve i ka realizuar.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton gjithë abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë

   Regjistrohet një tjetër lëkundje sizmike, këtë herë në Kavajë.

   Vdekja tragjike në një aksident rrugor e 25-vjeçarit nga Durrësi Xhemal Goga ka lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e të r

   E ndërtuar 85 vite më parë, godina simbol e qytetit të Durrësit, që shërben si degë e Bankës Tregtare pritet t’i nështrohet rikonstruk

   Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarivić zhvillon nesër vizitë në Durrës, interes i madh nga qytetarët durrsakë.

Tërmetet e njëpasnjëshme vazhdojnë të lëkundin Shqipërinë e Mesme në këtë sezon veror.

Helmimet nga ushqimi bëhen më të shpeshta gjatë stinës së verës, kryesisht për shkak të kushteve në të cilat tregtohen dhe ruhen produkte

Zyra antikorrupsion e kryeministrit prej dy ditësh ka zbarkuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës.

Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen duke dhënë një intervistë për “Shqipta

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli është shkarkuar nga organet e Vettingut.