Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një rast prodhimi dhe shitje lëndësh narkotike duke arrestuar në flagrancë shtetasin Afrim Agasi 46 vjeç, banues në Ishëm të Durrësit.

Nga informacionet e disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të mësipërm është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 654 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.