Durrës, grupet izraelite në terren operojnë me linkun e bashkisë për raportimin e dëmeve (VIDEO)

10/12/2019 - 17:15

Prej disa ditësh, ekspertët izraelitë janë duke inspektuar pallate dhe godina të dëmtuara në zonat e prekura nga tërmeti më 26 nëntor. Grupet në fjalë konsiderohen ndër më ekspertët në këtë fushë, pasi janë të pajisur edhe me aparatura të posaçme që bëjnë skanimin e godinave dhe lidhen online me rrjetin e tyre në Izrael për të përcaktuar pikat e dobëta të secilës strukturë që inspektohet.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër punën e njërit prej grupeve që operojnë në Durrës dhe në përfundim të inspektimit, eksperti izraelit i komunikoi kreut të qeverisë së rezultatet e çdo inspektimi ata i hedhin në linkun e bashkisë së Durrësit për raportimin e dëmeve nga tërmeti.

Pasqyrimi i të gjitha rezultateve në linkun https://survey123.arcgis.com/share/784176f6b8574a3c92880f4de9455786, i vënë në dispozicion nga bashkia e Durrësit që në ditën e dytë pas tërmetit, shërben për të krijuar një database të plotë të godinave të dëmtuara dhe ndërhyrjeve dhe riparimeve që do të kryhen në to në të ardhmen.

Që nga data 27 nëntor, bashkia e Durrësit i ka bërë apel qytetarëve që të raportojnë online dëmet që u janë shkaktuar nga tërmeti, në faqen zyrtare të institucionit të qeverisjes lokale. Më pas janë grupet e inspektimit që vijnë dhe verifikojnë dëmet në godina dhe vlerësojnë qëndrueshmërinë e ndërtesës.

Qytetarëve u kërkohet të plotësojnë të dhënat si emër mbiemër, numër telefoni, foto të objektit të dëmtuar, adresën dhe informacione të tjera shtesë (shih videon orientuese poshtë).

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një mangudë 4.5 të shkallës rihter.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan.

Një automjet ‘Range Rover’ është gjetur i djegur në Shkallnur të Durrësit.

Digjet gjatë natës një automjet në qytetin e Lezhës.

Policia Rrugore njofton se ka shtuar kontrollet për shoferët që nuk zbatojnërregullat e qarkullimit rrugor.

Shqipëria mban rekordin në Ballkanin Perëndimor dhe renditet ndër vendet me numrin më të lartë për sa i përket individëve të dënuar për v

Këtë diel, sipas MeteoAlb në vendi tonë do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin shira të

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” është Kastrioti i cili u bë i njohur nga të gjithë, pasi videoja e tij

Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Selanik të Greqisë kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme ndihmash për banorët e prekur nga tër

Një operacion antidrogë u zhvillua mbrëmë në Tiranë nga policia e kryeqytetit, Durrësit, Fierit, ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona.