Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Durrës, Hyka: Rreth 13 200 të vaksinuar deri më tani, shërbimi në banesë për personat me probleme shëndetësore (VIDEO)

08/04/2021 - 14:57

Drejtoresha e Shëndetit Publik në Durrës, Aurora Hyka në një dalje për mediat nga sheshi "Liria" ky sot nisi procesi i vaksinimit masiv tha se deri më tani janë vaksinuar rreth 13 200 qytetarë në qytetin bregdetar.

Hyka u shpreh se ata individë që e kanë të pamundur të paraqiten në shesh për të marë dozën e parë të vaksinës kineze, "Sinovac", ky shërbim do t'iu ofrohet pranë qendrave të tyre shëndetësore ose edhe në banesë.

"Sot jemi të atashuar pranë sheshin "Liria" me çadrën për vaksinimin masiv për moshat. Vazhdon vaksinimi për personat mbi 80 vjeç dhe për personat që iu jepet shërbimi në banesë.

Kemi persona që nuk mund t'i sjellin deri këtu, shërbimi jepet pranë qendrave shëndetësore apo edhe në banesë. Deri më tani janë vaksinuar rreth 13 200 qytetearë por jemi në proces.", tha ajo ndërsa tregoi se targeti ditor arrin në vaksinimin e rreth 1000 mijë personave.

E pyetur për vaksinimin e kategorisë së stomatologëve dhe mjekëve privatë, Hyka u përgjigj se deri më tani, institucioni që ajo drejton ka patur komunikim me ato institucione të cilat kanë paraqitur listat në mënyrë zyrtare.

"Komunikimin institucioni jonë e ka patur me institucione zyrtare si Urdhri i Mjeku, Urdhri i Farmacistit, Urdhri i Infermierit, të cilët kanë çuar listën e personave në formë zyrtare."

Më tej, drejtoresha Hyka u shpreh se ka patur edhe qytetarë që e kanë refuzuar vaksinën antiCovid por që brenda ditës kanë ndryshuar mendje.

"Ka refuzime por ajo që shikohet është që kërkesat vijnë shumë shpejt, për një ditë, ka patur raste edhe brenda ditës."

Kujtojmë që personat e vaksinuar deri më tani cilët janë personel mjekësor, mësues, punonjës policie, të moshuar dhe gazetarë.

Javën e ardhshme pritet që të ulet fasha e vaksinimit për të mudësuar që edhe personat nën 65 vjec të paraqiten pasi të njoftohen mga mjeku i familjes.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shqetësuar nga titujt e mediave pas një interviste të saj lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.

Për ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim”.

Ditën e nesërme (e mërkurë), në orën 12.00, Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe, ku në rendin e ditës janë

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pas konfliktit të ndodhur sot në qendër të Mamurrasit, ku mbetën të plagosur dy

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 234 raste të rej

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë së kryeministri Edi Rama ka meritë të veçantë për sigu

Komandohet kryetarja e Njësisë Administrative nr.6 në Bashkinë Durrës.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Erion Petin dhe Klaudio Xibrakun, administratorë të kompanisë, në konte