Një ditë më parë, shtetasi turk Muhammed Aydogmus doli para gjykatës së Durrësit për të marrë masën e sigurisë. Aydogmus u ndalua në datë 8 tetor nga policia kufitare e portit të Durrësit, i akuzuar për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Gjykata e Durrësit vendosi një ditë më parë për shtetasin turk masën e sigurisë "Arrest me burg", por ai mund të linte qelitë e paraburgimit dhe të merrte masën "Detyrim paraqitje" kundrejt garancisë pasurore prej 150 mijë lekë të reja.

Fakti që shtetasi në fjalë nuk e dispononte shumën e kërkuar ditën e djeshme, bëri që gjykata t’i linte afat deri në datë 14 tetor për dorëzimin e parave.

Mos dorëzimi brenda ditës së djeshme i garancisë pasurore dhe kontakti i policisë shqiptare me palën turke nxorri në dritë një tjetër të vërtetë për shtetasin turk Muhammed Aydogmus.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke, fakt që nuk dihej nga policia kufitare në momentin e arrestimit të shtetasit nga Turqia.

Specialistët për hetimin e krimeve në D.R.K.M. Durrës bënë arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer te gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim esktradimi drejt Turqisë.

Ndërkohë mësohet se bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur të çiftit janë dërguar në qendrën e pritjes sëemigrantëve nëKarreç.

DurrësLajm zbardh më poshtë vendimin e gjykatës së Durrësit, dhënë një ditë më parë, për shtetasin turk Muhammed Aydogmus.

Gjykata e Durrësit

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës me datë 09.10.2017 ka ardhur kërkesa e prokurorisë per vleftesim te ligjshem te arrestimit dhe caktim mase sigurimi personal ate te "Arrestit ne burg" ndaj shtetasit Muhamet Yasir Aydogmus i dyshuar per vepren penale "Fallsifikim i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave" dhe "Kalim i paligjshëm i kufijëve shtetëror" të parashikuar nga neni 189/1 dhe 297 i K.Penal dhe caktim mase sigurimi personal ate te "Ndalim dhe detyrim qëndrimi në një vend të caktuar" ndaj shtetasit Nermin Aydogmus i dyshuar per vepren penale "Fallsifikim i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave" dhe "Kalim i paligjshëm i kufijëve shtetëror" të parashikuar nga neni 189/1 dhe 297 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin Nr. 556, datë 11.10.2017 ka vendosur:

Vleftësimin të ligjshëm të arrestit në flagrancë, të shtetasit turk Muhammet Yasir Aydogmus, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimit i letërnjoftimeve,i pasaportave ose i vizave”,dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga nenet 189 e 297 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit për shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus, për shkak të rrezikut të ikjes atë të “arrest në burg”, por ai mund të qëndrojë në gjendje të lirë, duke paguar një garanci pasuriore në shumën prej 150.000 lekë deri më datën 14.10.2017.
Gjykata çmon të caktohet si masë sigurimi “Detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” bazuar në nenet 234,236 të KPP.
Urdhërohet shtetasi turk Muhammet Yasir Aydogmus të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji para oficerit të policisë gjyqësore, nga ora 11.00-12.00.
I arrestuari Muhammet Yasir Aydogmus do të qëndrojë në gjëndje paraburgimi deri në pagimin e garancisë pasurore.Veprimet pas kryerjes së pagesës kryhen nga prokurori.
2. Caktimin e masës së sigurisë për shtetasen turke Nermin Aydogmus, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur para policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i KPP,të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.
Urdhërohet gjykata të kryejë pagesën e përkthyeses së gjuhës turke Leida Preça.
Një kopje vendimi t’i dërgohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës.