Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi ka humbur një njeri të dashur.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Gjuzi njofton se është ndarë nga jeta xhaxhai i tij, Jasha Gjuzi.

“Të dashur shokë e miq të mi e të familjes time, me hidhërim të madh ju njoftoj ndarjen nga jeta të xhaxhait tim Jashar Gjuzi. Varrimi bëhet nesër, ditën e mërkurë, në orën 14.00, në fshatin Arapaj. Faleminderit të gjithëve.”, shkruan Gjuzi në Facebook.