Të premten, më 16 gusht 2019, në qytetin e Durrësit, inspektorët e task forcës së transportit rrugor monitoruan të gjitha linjat e transportit të udhëtarëve dhe të mjeteve të transportit të mallrave.

Nga kontrollet u kapën 15 taksi pa licencë si dhe u vërejtën shkelje të tjera, të cilat do t’i dërgohen komisionit të masave administrative.

Task forca e transportit rrugor thotë se po vëzhgohen edhe ndalesat e automjeteve të udhëtarëve jashtë stacioneve të përcaktuara në licencë për të marrë apo zbritur udhëtarë, burim aksidentesh dhe bllokimi trafiku.

Th.M.