Këshilli studentor i universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, përmes një deklarate të publikuar online, mbështet ngujimin e një grupi studentësh të UAMD-së që protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në deklaratën me 5 pika KSUAMD kërkon ndër të tjera rrëzimin nga qeveria të ligjit për Arsimin e Lartë, i fton pedagogët të shprehen publikisht për qëndrimin e tyre në lidhje me protestën si dhe i kërkon stukturave të universitetit, që orët e humbura të zëvendësohen në javët në vijim, që studentët të mos humbin vitin akademik.