Durrës, “Klubi për Shoqëri të Ndjeshme”, aktivitet ndërgjegjësues në Ditën Botërore të Mjedisit (FOTO)

05/06/2019 - 20:23

“Klubi Studentor për Shoqëri të Ndjeshme” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), ndërmori sot një fushatë ndërgjegjësuese në kuadër të 5 qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit.

Studentët e UAMD-së realizuan dhjetëra  postera me mesazhe ndërgjegjësues në një nga ambientet më të gjelbëruara të qytetit. Iu bashkuan me studentët turistë të huaj, nxënës dhe qytetarë, të cilët theksuan nevojën që ka komuniteti për nisma të tilla ndërgjegjësuese.

Në aktivitet ishin edhe dy piktore të vogla, Albriena dhe Arilena, të cilat jo vetëm që vizatuan disa nga posterat, por edhe ishin në terren për të ndërgjegjësuar qytetarët.

Turistët e shumtë të qytetit bregdetar ndoqën me kërshëri punën e të rinjve dhe i përgëzuan ata për nismën “e gjelbër” .

Reagime të ngrohta pati edhe nga qytetarët e Durrësit. Njëri syresh iu tha të rinjve: “Ju jeni e ardhmja! Tani që ju pashë, do të mbjell edhe unë një pemë!”

Posterat vazhdojnë të mbeten në pemët e qytetit si për të na kujtuar që të gjithë së bashku mund ta shpëtojmë këtë planet.

Cilët janë organizatorët e kësaj nisme:

“Klubi  Studentor për Shoqëri të Ndjeshme” përbëhet nga një grup studentësh të UAMD-së, të cilët kanë vullnetin dhe motivimin për të promovuar solidaritetin human dhe kultivimin e vlerave njerëzore. Ky klub ka si qëllim integrimin e studentëve në shoqëri duke iu dhënë më tepër angazhim e përgjegjësi në çështjet komunitare.

Disa nga objektivat e Klubit janë:

Ngritja e një platforme studentore me baza të forta për integrimin e të rinjve në shoqëri.

Rritja e kulturës së përgjegjshmërisë qytetare për përmirësimin e jetës së komunitetit dhe të mjedisit universitar.

Realizimi i aktiviteteve akademike dhe jo vetëm, të cilat promovojnë jetën sociale të studentëve në UAMD.

Klubi synon zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sociale, kulturore, humanitare duke ofruar një mundësi edukimi për të gjithë studentët që angazhohen.

Një nga pikat e forta të klubit është bashkëpunimi i fortë mes studentëve vullnetarë, por edhe mbështetja nga stafi administrativ dhe akademik.

Nëpërmjet “Klubit Studentor për Shoqëri të Ndjeshme”, studentët e UAMD-së po përpiqen të realizojnë me hapa të vegjël, por të sigurtë, përçimin e vlerave njerezore dhe pasurimin e vlerave morale te të rinjtë . Në këtë Klub çdo student është i ftuar të japë ide dhe të angazhohet në UAMD dhe në shërbim të komunitetit.

Për t’iu bashkuar Klubit na shkruani në [email protected].

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se 5 pacientë të tjerë, nga Tirana, Fieri dhe Kavaja janë shëruar nga

Kishte 16 ditë në terapi intensive në infektivin e Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri

Në kohën e koronavirusit, të bësh biznes është një sipërmarrje e vështirë, pasi problematikat janë të shumta.

Një tjetër lajm i hidhur vjen këtë pasdite nga Spitali Infektiv.

Zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero ka shpjeguar se cilët do të përfitojnë nga paketa e qeverisë në lidhje me situatën

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është futur në vetëkarantinim pas kthimit nga Italia.

Nga Gëzim Kabashi

Durrësi ka humbur sot një nga figurat e shquara të qytetit.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar pas lajmit se mes infermierëve të dërguar në Itali ka edhe njerëz që nuk e ushtrojnë këtë p

Tregu i fruta-perimeve do të jetë funskional që nga ora 05:00 e mëngjesit të mërkurës së 1 prillit.